English

PDK, Dega Shkodër, prezanton listën e 11 kandidatëve për deputetë

Shkodër, 24 prill NOA - Partia Demokristiane dega Shkoder, prezantoi sot listën e 11 kandidatëve për deputetë që do të konkurrojnë në këto zgjedhje në qarkun verior.

Kryetari i PDK, dega Shkodër, Mark Kroqi tha se listën e kandidateve e kryeson kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Në këtë listë, konkurrojnë dhe emra të njohur të qarkut Shkodër, por dhe politikës shqiptare.

Në listë bën pjesë deputeti Frrok Gjini, si dhe Mark Luma, ish kryetar komune, propozuar nga dega e PDK në SHBA, kandidat në Malësinë e Madhe.

"Shpreh bindjen e palekundur se elektorati i qarkut te Shkodres, do te votoje masivisht per Partine Demokristiane, sepse sic e kemi deshmuar edhe gjate viteve te fundit, jemi parti qe perfaqesojme vlera", - tha Krroqi.

Ai ftoi qytetarët e Shkodrës dhe "te gjithe votuesit e qarkut tone të votojnë për Partinë Demkokrsitiane dhe kandidatët e saj, sepse vota për kandidatët demokristianë është votë për shpetimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtarë, është votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari".

Sipas kreut vendor, vota për Partinë Demokristiane, është votë që garanton qeverisjen e mire në shërbim të qytetarëve, është votë që e kthen qytetarin në qendër të vëmendjes, vote qe garanton pavarësinë e institucioneve kushtetuese, votë që zëvendëson konfliktin politik me dialogun politik

"Ne demokristianët, të bashkuar me një grupim partish të qendrës së djathtë në koalicionin politik "Polit i Lirisë", në partneritet të ngushtë edhe me shoqërinë civile, qarqet akademike dhe universitare, shtresën e ish të dënuarve politikë, shtresën e ish-pronarëve, përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, po krijojmë një lëvizje të re politike që do të sjellë ndryshimin e vërtetë në Shqipëri", - theksoi kreu i PDK, Shkodër.

Lista e Kandidateve për deputetë, Qarku Shkodër:

Nard NDOKA

Alma Kurti                             Juriste

Alba Pistulli                           Formi Rinor

Flora Gjelaj                            Ekonomiste

Mark Kroqi                           Ish deputet, Kryetar i PDK, Shkoder

Mark Lumaj                           Ish kryetar komune, propozuar nga dega e PDK ne SHBA

Xhevat Hoxha                        Jurist

Frrok Gjini                             Deputet i PDK, (kandidat ne Puke)

Gjelosh Prendi                                 Jurist, Student i Dhjetorit

Broz Pjetrani                          Biznesmen

KOMENTE