English

Policia ndalon dy punonjës turq të firmës "Kurum Internacional' në Elbasan, abuzuan me detyrën

Elbasan 24 prill NOA - Dy shtetas turq, punonjës të firmës turke të prodhimit të çelikut "Kurum Internacional' në Elbasan janë ndaluar mbrëmë nga policia pasi akuzohen për "falsifikim dokumentesh" për "mashtrim" dhe "korrupsion pasiv".

Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se operacioni për kapjen e dy shtetasve turq Murat Gunderdi 31-vjeç dhe Mustafa Turgul 45-vjeç është organizuar nga oficerët e seksionit të antikrimit ekonomik-financiar.

Burime nga policia thanë se Mustafa Turgul, me detyre inxhinier pranë firmës turke "Kurum Internacional", dhe Murat Gunderdi janë denoncuar nga administratori i kësaj. Ky i fundit ka deklaruar në polici se dy punonjësit e firmës kanë paraqitur dokumente të falsifikuara rreth situatës së punës së Kurum përpara drejtuesve të kësaj firme, duke përfituar në këtë mënyrë një shumë prej rreth 150.000 euro.

Policia bëri të ditur se dyshohet që veprat penale të dy shtetasve turq të jetë konsumuar nga muaji maj i vitit 2008 dhe në vazhdim.

Fill pas denoncimit të administratorit të firmës turke të prodhimit të çelikut, policia e Elbasanit nisi hetimet në bazë të së cilës siguroi prova për ndalimin e dy truqve.

k.k/NOA

KOMENTE