English

PS, apel Presidentit të Republikës, "të shpëtojë" Muzeun e Shkencave të Natyrës

Tiranë, 24 prill NOA - Muzeu i Shkencave të Natyrës, rrezikon të mbyllet dhe e gjithë pasuria e tij mbi 80 vjeçare të humbasë përgjithmonë.

Për të sensibilizuar opinionin publik në tërësi dhe veçanërisht institucionet shtetërore përgjegjëse përfshirë këtu dhe Presidentin e Republikës, PS zhvilloi një komunikim publik para ambienteve të këtij Muzeu.

Besnik Bare, Sekretar për Çështje të Mjedisit në PS, u shpreh para mediave se " PS i bën thirrje Presidentit të Republikës që si person i botës akademike të ndërhyjë për të ndaluar shkatërrimin e kësaj pasurie të të gjithë shqiptarëve.

Presidenti i Republikës, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të hetojë gjithë procedurat gjyqësore që çuan në vendimin absurd të dënimit me vdekje të këtij Muzeu", - thuhet në apelin e Barajt

Baraj shoqërohej, nga një grup të rinjsh sensibël për këtë çështje

Pjesa qendrore e godinës së Muzeut, është ndërtuar në vitet ‘30. Pas pushtimit Italian, në vitin 1940, godina u shpronësua nga shteti dhe u ndërtuan nga shteti edhe pjesët e tjera të saj, krahët anësorë dhe sallat e mëdha. Këto u ndërtuan si ambiente në funksion të avionëve dhe Aeroportit të vjetër.

Pas lufte godina mbeti në pronësi të shtetit dhe në vitin 1949 u kthye në Muze i Shkencave të Natyrës. Kjo u bë pasi ndërkohë ishin sekuestruar pjesa më e madhe e koleksioneve të Jezuitëve dhe Franceskanëve të Shkodrës dhe nuk kishte ku të vendoseshin këto koleksione.

Fillesat e koleksioneve të Shkodrës datojnë që prej viteve '20. Gjithashtu në Muze u depozituan edhe koleksione të tjera të mbledhura nga shkolla të tjera të huaja që u mbyllën pas lufte si shkolla Amerikane e Tiranës Shkolla e Bujqësore e Kavajës, etj.

Gjithashtu në këta 40 vjet atje janë depozituar të gjitha raritetet e florës dhe faunës shqiptare, e gjithë historia e saj, si edhe të gjitha të dhënat dhe speciet të cilat janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më.

Muzeu është unikal në Shqipëri dhe ndër 3 apo 4 Muzetë e llojit për të gjithë Rajonin. Si i tillë ai është referenca unikale për të gjithë botën shkencore ndërkombëtare dhe Universitetet e huaja.

e.l/NOA

KOMENTE