English

Sukth, flet Klosi i PS: Do të katërfishojmë ndihmën ekonomike

Durrës, 24 prill NOA - Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim masiv në Sukth të Qarkut Durrës.

Duke folur për Programin e ri të PS, Klosi u shpreh se ky program është një instrument për të qeverisur dhe jo një thes me premtime që bëhen thjesht dhe vetëm për fushatë elektorale.

Jemi në të gjithë vendin tha Klosi për të shpjeguar në çdo cep të Shqipërisë atë që vërtetë do të bëjmë, pas një dialogu dy-vjeçar me njerëzit.

Jemi me ju, - theksoi Klosi, për t'u shpjeguar alternativën tonë qeverisëse, dhe jo për t'iu bërë premtime që ju do donit të dëgjonit, për t'u marrë vota dhe më pas për të mos bërë asgjë nga ato që themi gjatë fushatës.

Sekretari socialist është ndalur në takimin në Sukth në një pikë të rëndësishme të Programit qeverisës të PS për ndihmën ekonomike.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, u shpreh gjatë takimit me banorë të Sukthit, se brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, Partia Socialiste do të katërfishojë ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë.

"Brenda mandatit tonë", tha ai, "ne do të bëjmë që mos ketë më familje të varfra që nga ndihmat e shtetit mos përballojnë dot jetën e tyre. E mos ketë prindër të cilët mos jenë dinjitozë karshi fëmijëve të tyre vetëm e vetëm se janë të varfër".

e.l/NOA

KOMENTE