Shkodër, 25 prill, NOA - Në fshatin Kir të Dukagjinit është plagosur me armë zjarri 21-vjeçari Valentin M., lindur e banues në po këtë fshat, për arsye ende të pazbuluara nga ana e policisë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezulton se i lartpërmenduri, është plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, brenda në banesën e tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e rrethanave e motiveve të kësaj ngjarje.