English

Derb trishtues francez, asnjë gol mes Lyon dhe Paris Saint Germen

Paris, 25 prill, NOA - Një ndeshje trishtuese. Kështu është komentuar nga tifozët francezë derbi i javës së 33-të në Ligën e Parë franceze i zhvilluar në Stade de Gerland, ndërmjet ekipit të "Olympique Lyonnais" dhe "Paris Saint-Germain", i cili ka përfunduar pa gola.

Ky barazim e afron "Lyonin" në një pikë pranë vendit të dytë që e mban "Bordeaux" dhe tre pikë më afër Olympique Marseille që mban pozitën e parë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar. Me fitore eventuale të dielën kundër "Lille", skuadra e Lorik Canës do të largohej për gjashtë pikë nga kampionët në fuqi drejt garës për titull. Ndërkohë, PSG do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më pak se "Lyoni" që gjendet në vendin e tretë dhe katër pikë më shumë se "Toulouse" që mban pozitën e pestë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

n.e/NOA

KOMENTE