English

Flaku poshtë urës thesin me 5 kg drogë në kurriz, kur pa se po e ndiqnin

Gjirokastër, 25 prill, NOA - Po transportonte në krahë në mes të natës një thes me lëndë narkotike, por sa e nuhati që po ndiqej nga forcat e policisë, e hodhi menjëherë poshtë urës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Goricë të rrethit Gjirokastër dhe sipas të dhënave të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, është bërë ndjekja, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit të saj.

Burimet tregojnë sesi lënda narkotike pas hetimeve rezultoi të ishte marijuanë dhe se autori i ngjarjes e ka hedhur atë poshtës urës midis fshatit Terihat dhe Goricë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ai duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi, duke i shpëtuar ndjekjes së policisë, por këto të fundit kanë bërë të mundur gjithsesi identifikimin e tij.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku ka konstatuar se në thes kishte 5 pako një kilogramëshe, të mbështjella më letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike ", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE