English

G -7 optimist: Po vihet re një ngadalësim i rënies ekonomike në botë

Uashington, 25 prill, NOA - Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G - 7, janë duke parë shenjat e para të stabilizimit të ekonomisë botërore.

Gjatë një takimi zyrtar në Uashington, u tha se rënia ekonomike është duke u ngadalësuar, gjë që do të thotë se megjithëse është ende herët të thuhet se ka rritje ekonomike për botën, të paktën shenjat e kolapsit të rënies po tregojnë përmirësim të dukshëm.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh rreziqet ekzistuese, Grupi i të Shtatëve G - 7, bëri fjalë për marrjen e masave të tjera për shpëtimin e bankave të prekura nga kriza.

Ndër to duhet të bëjnë pjesë edhe injektimi i kapitaleve, thanë ministrat e Financave të këtyre vendeve.

Ndërkaq, nesër fillon në Uashington takimi pranveror i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë tij pritet të aprovohen procedura të tjera kundër krizës, si dhë të diskutohet realizimi i vendimeve të marra në takimin e Londrës. Aty u vendos që ti jepet më shumë para FMN për rregullimin e tregjeve financiare.

n.e/NOA

KOMENTE