English

Kryeministri thotë se për kartat po shihet një zgjidhje e re në negocim dhe me ndërkombëtarët

Tiranë, 25 prill NOA Update - Kryeministri Sali Berisha, pas kthimit nga Franca, ku zhvilloi një vizitë me ftesë të Presidentit Nikola Sarkozy, dha sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp.Â

Fillimisht ai u ndal në vizitën dhe rezultatet e saj dhe më tej iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke parë mbështetjen e Presidentit Sarkozy, Berishës iu kërkua të tregojë se kur është data e aplikimit për në BE.

Berisha refuzoi të konfirmojë datën 28 prill si kohë e dorëzimit të aplikimit, duke premtuar se kjo datë do të bëhet e ditur të Dielën.

"Sigurisht unë nuk do të shkoj të aplikoj pa ju njoftuar ju dhe nëpërmjet jush qytetarët shqiptarë. Ky është një standard dhe një detyrim i imi dhe do t'ua njoftoj nesër. Sikundër do të ketë një akt të rëndësishëm", - deklaroi Berisha.

***

Trojka evropiane dhe ambasadori i SHBA-ve Uidhers, të shqetësuar për krizën e çështjes së kartave të identitetit, kanë zhvilluar, ditët e fundit, takime me kryetarin e PS, Edi Rama si dhe kryeministrin Berisha.

Ky i fundit në konferencën e sotme për shtyp, u pyet nëse është i prirur për ta zgjidhur këtë krizë.

Kryeministri vlerësoi se kjo krizë ekziston vetëm në "mendjen tuaj dhe të Edi Ramës" dhe komentoi më tej: "Jua indukton ai krizat, se ai vetë është në mënyrë permanente në krizë, ndonëse nuk ka asgjë me ju, por me pronarët tuaj, u jep leje ndërtimi. Prandaj ju nxit juve të përdorni terminologjinë e tij".

Berisha theksoi se "Edi Rama është në mënyrë konstante në krizë" dhe vijoi: "Një njeri në fakultetet mendore normale nuk do të mund të bënte kurrë atë që bëri, që dha 19 leje nga 28 gjithsej, për vete dhe eftimin e tij".

Duke iu rikthyer pyetjes, Berisha la mënjanë komentet dhe sulmet ndaj mediave dhe Ramës duke u përpjekur të sigurojë se nuk ka krizë.

"Për sa i përket problemit, sot kanë aplikuar 17 400 vetë. Megjithatë është e vërtetë që unë kam diskutuar me ambasadorët, është e vërtetë që ne jemi të hapur, përveç variantit që kemi shprehur dhe opozita është e mirëpritur të japë variantet e saj. Ekspertët po diskutojnë për të gjetur rrugët më të përshtatshme", - deklaroi Berisha.

e.l/NOA

KOMENTE