English

Lazaratasi, sherr me forcat e policisë pas një debati për një karambol makinash

Gjirokastër, 25 prill, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Shamet Aliko, banues në fshatin Lazarat pasi pas një konflikti me A.B, për një problem të vjetër karambol makinash, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Bëhet e ditur se këta të fundit kishin shkuar në vendin e ngjarjes, në bazë të një telefonate të bërë për këtë konflikt, për t'i shoqëruar në komisariat të dyja palët me qëllim zgjidhjen e tij.

Por kundërshtimi ndaj tyre, bëri që Aliko të përfundojë si i arrestuar në flagrancë.

Ai do të hetohet për veprën penale të "kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë ", parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

KOMENTE