Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe Bashkinë e Tiranës, organizojnë veprimtarinë Të ecim së bashku!
Më 26 prill 2009, ora 9.30, te Sheshi "Nënë Tereza" (përpara godinës së Universitetit të Tiranës) ju ftojmë të mblidhemi për të kontribuar, por edhe për të përfituar të gjithë nga një veprimtari ndërgjegjësuese lidhur me kancerin e gjirit, e cila do të zhvillohet nën moton Kanceri i gjirit- zbulimi i hershëm, mbrojtja më e mirë.
Për herë të parë organizohet me këtë qëllim një ecje kolektive qytetarësh përgjatë një segmenti të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nga sheshi "Nënë Tereza" deri tek Galeria e Arteve Figurative.