English

Përkthyesi spanjoll Ramon S. Lizarralde publikon një libër për Shqipërinë

Tiranë, 25 prill, NOA - "Shqipëria në pasqyrën e letërsisë" është panorama më e fundit në botën e librit të shkruar ku autori spanjoll Ramon Sanches Lizarralde, ka përmbledhur gjithë punën e tij 15-vjeçare me artikuj mbi Shqipërinë.

Ky libër mbërriti në Ditën Ndërkombëtare të Librit si një dhuratë për lexuesin shqiptar nga përkthyesi i n johur dhe dashamirësi i kulturës shqiptare, i cili ka përmbledhur me shumë kujdes artikuj të ndryshëm dhe ese që pasqyrojnë jetën shqiptare, të botuara në media të ndryshme spanjolle.

 Për botimin e këtij libri  vetë autori Ramon Sanches Lizarralde u shpreh se e ka shkruar për të dëshmuar në Spanjë ekzistencën, peripecitë dhe vlerat e kësaj bashkësie njerëzore gjeografikisht kaq të afërt në gjirin e të cilës jetoi për katër vjet. E pranishme në prezantim, shkrimtarja Mira Meksi vlerësoi për të pranishmit se "ky njeri i cili është miku i shqiptarëve ka mundur të ndjekë hap pas hapi gjithçka tonën, të mirë apo të keqe".

Ramon Sanches Lizarralde prej 20 vitesh cilësohet si përçuesi i kulturës dhe letërsisë shqiptare në Spanjë.

Ai ka përkthyer në spanjisht autorë të shumtë shqiptarë si Mitrush Kutelin, Ismail Kadarenë, Ervin Hatibin, Fatos Kongolin etj, ndërkohë ka vënë në planet e tij dhe përkthimin e Fan Nolit.

n.e/NOAÂ Â Â Â Â Â

KOMENTE