English

PS: Varfëria po rritet, në fshat aktualisht është 50 % më e lartë sesa në qytet

Tiranë, 25 prill, NOA - Varfëria aktualisht është 50% më e lartë në zonat rurale se në qendrat urbane. Pabarazia rajonale për të ardhurat ekonomike të çdo familje është prezente në një formë ekstreme në Shqipëri.

Fakte të tilla mbi varfërinë në vend, i ka bërë të ditura në një konferencë për median, nënsekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati.

Duke shprehur qëndrimin zyrtar të selisë rozë mbi një fakt të tillë, ai ka sqaruar me detaje sesi varfëria përshembull në qarkun Lezhë është në nivelin 31%, në qarkun Kukës është 37% dhe në qarkun Dibër është 41% mbi mesataren e nivelit të varfërisë në vend.

"Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur varfërinë në qarqet e harruara prej saj dhe nuk ka marrë asnjë masë për të zhdukur diferencat rajonale në nivelin e varfërisë", tha ndër të tjera Bushati.

Sipas tij, Berisha po shpenzon paratë e shqiptarëve, jo të tijat, në një festim elektoral të pakuptimtë, të dëshpëruar dhe të parakohshëm.

"Qeveria po na risjell parada absurde suksesesh, në vend që të lehtësojë sadopak varfërinë në vend. Gjendja e dëshpëruar bën qeverinë të marrë këto masa të dëshpëruara; masa të dëshpëruara qe bezdisin zgjedhësit të cilët i kuptojnë lojërat elektorale të një njeriu që po kapet me thonj pas pushtetit që po shket nën të", shtoi ai.

n.e/NOA

Â

KOMENTE