English

PS: Zgjedhja e 28 qershorit, për të ardhmen e Edi Ramës, jo të shkuarën e Sali Berishës

Tiranë, 25 prill NOA - Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), Mimi Kodheli, doli sonte para mediave duke shprehur besim se zgjedhjet e ardhshme do t'i fitojë e majta që ka në qendër të saj socialistët.

Kodheli siguroi se më 28 qershor, shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen e Edi Ramës dhe jo të shkuarën e Sali Berishës

Këru ajo replikoi: "Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara thotë një fjalë e mençur, që sot i shkon shumë përshtat Sali Berishës, i cili kapet pas punëve të Bashkisë së Tiranës, si i mbyturi pas fijes së barit, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur humbjen e tij të sigurt në 28 qershor, kur shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen e Edi Ramës, jo të shkuarën e Sali Berishës".

e.l/NOA

KOMENTE