English

Qeveria, pakt me italianët: Lëshime në tregtinë e ilaçeve

Tiranë 25 prill NOA - U nënshkruha sot

memorandumi i mirëkuptimit mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Agjencisë Italiane të Barnave i cili do të favorizojë bashkëpunimin në fushën farmaceutike.

Ministrja Godo përshëndeti firmosjen e këtij bashkëpunimi dhe e quajti si një hap të rëndësishëm për ecurinë e vazhdueshme të sektorit farmaceutik, si në regjistrimin, kontrollin dhe shkëmbimin e informacionit mes dy palëve.

Memorandum, konsiston të favorizojë bashkëpunimin në fushën farmaceutike, frymëzuar nga parimet e barazisë, përfitimet reciproke, dhe ndarje të rezultateve të arritura.

Sektorët e veçantë të bashkëpunimit do të krijohen dhe miratohen bashkërisht, duke pasur parasysh interesat e të dy palëve.

Do të ketë shkëmbim të informacionit për produktet farmaceutike të regjistruara në Itali, me qëllim regjistrimin ose importimin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu do të ketë shkëmbim të informacionit mbi çmimin final te shitjes të produkteve farmaceutike në vendet përkatëse, shkëmbim të informacionit mbi Praktikat e Mira të Fabrimit (GMP) të fabrikave prodhuese të produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike, shkëmbim te informacionit mbi eksportimin dhe importimin e produkteve farmaceutike dhe lëndëve të para si dhe shkëmbim të informacionit mbi efektet e padëshiruara dhe profilin e sigurisë të produkteve farmaceutike.

k.k/NOA

KOMENTE