English

Aksident në Elbasan, plagosen rëndë gjashtë persona

Elbasan 26 prill NOA - Gjashtë të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot paradite në segmentin rrugor tek lagjia "5 Maji" në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë një automjet tip "Benz" me targë EL 0881 C, i cili drejtohej nga 17-vjeçari Ismail Gjineci u përplas me automjetin tip "Benz" me targë EL 3914 B që drejtohej nga 59-vjeçari Ymer Mimini. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e gjashtë personave të cilët u transportuan me urgjencë në spital.

Policia bëri të ditur se mbetën të plagosur Ymer Mimini, dhe personat që ndodheshin në automjetin e tij, bashkëshortja Shpresa Mimini 54-vjeç, Enver Cepa 60-vjeç dhe Hance Cepa 56-vjeç me banim në Çermë të Lushnjës të cilët janë të afërm të çiftit Mimini.

Gjithashtu u lëndua drejtuesi i mjetit tjetër 17-vjeçari Ismail Gjineci dhe nëna e tij Shpresa Gjineci 43-vjeç banues në lagjen "5 Maji" të cilët ndodheshin në automjetin tip " Benz" me targë EL 0881 C. Policia nisi menjëherë shkaqet e aksidentit ku nga hetimet e para dyshohet se shkak i përplasjes së dy mjeteve ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e 17-vjeçarit Ismail Gjineci.

k.k/NOA

KOMENTE