English

G99, Veliaj në Fier: Ju premtojmë projektligjin për emigrantët brenda 100 ditëve të para në Kuvend

Fier 26 prill NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj ishte sot në qytetin e Fierit ku premtoi se në njëqind ditët e para të Kuvendit të ri, G99 do të kalojë projektligjin që do t'u mundësojë emigrantëve shqiptarë që të votojnë.

"Një nga çështjet kryesore për të cilat G99 do të luftojë brenda koalicionit me Partinë Socialiste, është pikërisht çështja e votës së emigrantëve" theksoi Erjon Veliaj.

Ai u shpreh gjithashtu se "është e pafalshme që sot, rreth 20 vjet nga shembja e komunizmit, të rinjtë duan akoma të ikin njëherë e mirë nga ky vend që nuk u ofron dot asnjë mundësi".

"Por në 28 qershor ne do ta ndryshojmë këtë situatë pasi ajo ditë nuk është vetëm një ditë e zakonshme zgjedhjesh, por është sfida e të rinjve për t'u ndarë përgjithmonë me të vjetrën" shtoi me tej Veliaj.

Kreu i G99 u bëri thirrje të rinjve të pajisen me karta identiteti ndërsa shtoi se "do të jenë ata që do të marrin në dorë fatet e tyre dhe do të jenë një histori suksesi edhe në politikë".

k.k/NOA

KOMENTE