Tiranë, 26 Prill NOA - Korrupsioni është një plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare dhe denoncimi në publik nga media i dukurive të tij, mbetet një nga mjetet më efikase për ta luftuar.
Programi Hapur është pikërisht një lloj i gazetarisë investigative që denoncon korrupsionin, shpërdorimin e parave publike dhe abuzimin me pushtetin publik në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Programi "Hapur" ka startuar në vitin 2002 duke denoncuar korrupsionin pavarësisht nga ngjyra e qeverisë në pushtet.
Mbi 200 investigime janë kryer që atëherë nga gazetarët e "Hapur". Aktualisht "Hapur" financohet nga IREX/Europe dhe UNDEF.
Nëse jeni interesuar të informoheni për dukuritë korruptive në të gjitha nivelet e pushtetit nëpërmjet investigimeve gazetareske klikoni në videolinkun e mëposhtëm:
Klinikat dentare pa liçensë
Shtimi i numrit të klinikave dentare ilegale shpie jo vetëm në evazion fiskal por edhe në rrezikimin e jetës së pacientëve.
http:/www.programihapur.com/videot/Klinikat.html
Korrupsioni në Spitalin Ushtarak
Ambiente të Spitalit i jepen me qira dhe pa konkurrim një kompanie të huaj private.
http://www.programihapur.com/videot/spital.html
Grabitja e pronave në Lalëz
Një familje pronare tokash bëhet viktimë e falsifikimeve të kryera nga njerëz me pushtet.
http://www.programihapur.com/videot/lalez.html