Aquila 26 prill NOA - Nata e kaluar nuk ka "lëkundur" qytetin e Aquilas në Itali.
Banorët e qytetit të Aquilas të cilët prej datës 6 prill kur një tërmet i fortë shkatërroi shtëpitë e tyre dhe vdekjen e qindra personave, janë zgjuar sot të qetë pasi nuk ka ndjerë lëkundje sizmike.
Tërmetet nisën me 6 prill dhe pasuan çdo natë në këtë qytet të Italisë, duke tmerruar banorët për net me radhë, por nata e kaluar ka qenë e para pa lëkundje sizmike.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Itali konfirmo për mediat vendase se qyteti i Aquilas nuk pësuar asnjë lëkundje sizmike.
Ndërsa nuk dihet nëse do të pasojnë netët e qeta për banorët e këtij qytetit të cilët për ditë me radhë ruhen nga ndonjë termet "binjak" si ai i datës 6 prill që shkaktoi vdekjen e rreth 290 personave dhe la në qiell të hapur me mijëra banorë.
k.k/NOA