English

Busek: Çekia do të heqë vizat me vendet e Ballkani në korrik

Çeki 27 prill NOA - Në muajin korrik Çekia do të heqë vizat me vendet e Ballkanit perëndimor.

Këmbënguljen e Çekisë për të hequr vizat para datës 1 korrik të këtij viti afat në të cilën mbyllet presidenca Çeke e BE-së e ka konfirmuar Erhard Busek, këshilltar për zgjerimin në Presidencën Çeke.

"Çekia do të bëjë gjithçka që mundet që ky regjim të hiqet në fund të këtij 6-mujori" u shpreh për mediat serbe Busek i cili shtoi gjithashtu se Çekia po ushtron presion ndaj vendeve të bllokut 27 anëtarësh për heqjen e vizave, si dhe ndaj vendeve të Ballkanit të cilat përmbushin kushtet e kërkuara.

Sipas tij për momentin duket se deri në fund të 2009-ës regjimi i vizave do të hiqet dhe Presidenca Çeke do të këmbëngulë e do të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë në Korrik.

Nisma e Italisë dhe vendeve të BE nga Europa Qendrore e Lindore për heqjen e vizave me vendet e Ballkanit është mbështetur nga Çekia. Tetë vende të BE në një letër dërguar KE kërkuan heqjen urgjente të vizave me të gjitha vendet e Ballkanit, dhe kërkesa e tyre është mbështetur edhe nga komisioneri për zgjerim Olli Rehn.

k.k/NOA

KOMENTE