English

Eksportet, këtë vit rritja është 10 për qind më pak se më 2008

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 27 prill NOA - Kriza ekonomike ka lënë gjurmë në import-eksportet me Shqipërinë, duke ndikuar në rënien e volumit të tregtisë.

Këtë fakt e konfirmoi sot, Qendra Shqiptare për Import-Eksporte, sipas të cilës në vitin 2008 eksportet shqiptare u rritën vetëm 15 për qind, ndërkohë që në vitin 2007 shënuan rritjen prej 25 për qind.

Tkurrja e eksporteve gjatë 2008 është

një sinjal pesimist se rënia e tyre jo vetëm që është reflektuar gjatë këtij fillim viti, por do të vijojë ende.

Drejtori i Qendrës, Selim Belortaja, tha sot se parashikimet edhe për këtë vit janë pesimiste, pasi do të kemi një rënie të lehtë të produkteve shqiptare, si pasoje e rënies së kërkesës.

Ndaj ai propozon: "Ka nevojë të menjëhershme të merren masa për lehtësira të tregtisë". Por ministri i Ekonomisë Genc Ruli u shpreh sot, se qeveria e konsideron si të rëndësishme hapjen e ekonomisë dhe nuk e shikon si të arsyeshme vendosjen e barrierave doganore në rast krize, sikundër kanë bërë një sërë vendesh.

Ndaj rritja e teknologjisë nga ana e biznesit është forma më e mirë që sipërmarrësit shqiptarë të konkurrojnë me punën e tyre në tregjet e huaja.

Rënie të eksporteve ka shënuar sektori i përpunimit të lëkurë-këpucëve. Metalet ranë ndjeshëm në 2008-ën, për shkak të uljes së kërkesës botërore.

Italia mbetet vendi i parë, me të cilin kemi volumin më të madh të tregtisë, në vend të dytë është Greqia dhe në të tretin Turqia.

r.l/e.l/NOA

KOMENTE