Prishtinë, 27 Prill NOA - Gazetat e ditës së sotme në Prishtinë, sjellin reagime mbi dënimin që iu shqiptua nga Gjykata Speciale në Beograd të akuzuarve për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë nga Suhareka. Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Kosovë, për ditën e Hënë, 27 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al
E përditshmja
"Bota Sot", sot sjell një shkrim për masakrën e Mejës, me titull, "10 vjet nga shfrenimi më njerëzor i një shteti terrorist". Ndërkaq, Infopress, sjell një shkrim për pagat e pjesëtarëve të FSK-së. "Pagat në FSK 123 deri në 971 euro". Pagat në FSK do të rishikohen çdo vit duke u bazuar në disa kritere. Paga më e lartë e përcaktuar me rregullore do të jetë për gjenerallejtënant, ndërkaq më e vogla 123 për rekrutë. Rezervistët do të paguhen vetëm atëherë kur janë të thirrur për detyrë. Kosova Sot, shkruan sot për sekuestrimin e heroinës në kufi me Kosovën. "Sekuestrohen 60 kg heroinë të destinuar për Kosovën", mban titullin qendror gazeta. Në një kamion me targa të Shkupit u sekuestruan 60 kg heroinë. Automjeti drejtohej nga shtetasit maqedonas, Nehat Murati dhe Xhevat Bajrami. Lajm, sot ka një shkrim në lidhje me kthimin e të shpërngulurve gjatë luftës në shtëpitë e tyre, që sipas gazetës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të Qeverisë së Serbisë, me titull, "S'ka të ndalur". Me vite të tëra Qeveria e Serbisë, për interesa të veta, kishte propaganduar se serbët e shpërngulur nga Kosova nuk kanë guxim të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës se lirisë së lëvizjes dhe gjoja pengesave të tjera që u behën nga shqiptarët.... Express në ballinë sot sjell një intervistë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me titull, "Pozitivisti", e cila e zgjeruar vije në faqet 4-5 dhe 6. "Vendimi për të lejuar hyrjen e Tadicit në Kosovë ishte i drejtë. Nuk e kam shkelur Kushtetutën, as për postin e Kryetarit të LDK'së dhe as për zgjedhjet. Nuk kam frikë për reforma në LDK. I kam iniciuar vetë dhe ato po ecin. Nëse LDK do një Kryetar aktiv, është çështje e Kryesisë së saj. Unë nuk jam i pazëvendësueshëm. Jam në mandatin e dytë si President. Qeveria mund të punojë më shumë dhe mund të rishikojë pozicionet e Ministrave. Me Kryeministrin kam konsulta të vazhdueshme", ka thënë Sejdiu. Shkrim tjetër interesant nga Express është ia në faqen 9 me titull, "Gripi të dera". Vendet e Europës kanë përgatitur planet në rast të shpërthimit të gripit të derrave. Ndryshe nga ato, Kosova nuk ka asnjë plan të tillë. Ky virus vlerësohet më i rëndë sesa ai i shpendëve, H5N1. Organizata Botërore e Shëndetësisë alarmon për mundësi të shpërthimit të pandemis. Sot me kolumne në Express paraqiten Shkëlzen Maliqi, Blerim Shala dhe John Kay nga gazeta "The Financial Times". Epoka e Re, sot sjell një intervistë me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, me titull "Priten njohje të reja". "Njohja e Kosovës nga Arabia Saudite është rezultat i palodhshëm edhe i Shqipërisë. Në këtë drejtim presim që gjatë ditëve në vijim të ndodhin njohje të reja për shtetin e Kosovës. Diplomacia shqiptare do të vazhdojë në këtë drejtim me të gjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces", ka thënë ministri Basha. Koha Ditore sot shkrim kryesor ka përmirësimin e marrëdhënieve SHBA- Rusi, që sipas gazetës, mund të këtë ndikim pozitiv edhe në raport me Kosovën. "Rusia mund ta zgjedhë perëndimin në vend të Serbisë", mban titullin shkrimi. Ndryshimi në parim i marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ulja e çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtarë dhe kriza ekonomike financiare shihen si elemente që do të zbusin egon ruse në politikën e jashtme dhe që ajo më shumë mund t'i japë prioritet marrëdhënieve të mira me perëndimin, sesa mbështetjes se Serbisë për Kosovën. Kurse gazeta "Zëri" sot sjell një ekskluzive nga veriu dhe siguria e Kosovës. "Testi i parë i rëndësishëm për EULEX-in në veri të Kosovës", mban titullin shkrimi. EULEX, i mbështetur prej shteteve më të mëdha të Perëndimit, por edhe prej Rregullave të veprimit, të miratuara nga Bashkimi Evropian, në shkurtin e vitit 2008, do të përpiqet të jetë më aktiv në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës.Â
Â
****
Â
Zhvillimet e fundit në Mitrovicë, që lidhen me kthimin e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, janë në fokus të shtypit të sotëm. E përditshmja"Lajm" citon politikanë serbë të veriut të kenë thënë se disa serbë në veri po instrumentalizohen nga Beogradi zyrtar, sepse, sipas tyre, nuk është e drejtë të pengohet kthimi i askujt në shtëpinë e vet. Ndërsa, e përditshmja "Bota sot" citon presidentin Fatmir Sejdiu të ketë thënë se serbët në veri po dëshmohet se janë kundër të drejtave elementare të njeriut - kthimit në pronat e veta. Ndërkohë, e përditshmja "Zëri" shkruan se intervenimi i EULEX-it, ditën e shtunë, me gaz lotsjellës për të zmbrapsur qindra serbë të tubuar me qëllim që të pengonin kthimin e shqiptarëve, është mesazh për serbët se Prishtina dhe perëndimi nuk po heqin dorë nga ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës. Tutje, duke mbetur te problemi i veriut, "Zëri" vlerëson se EULEX-i, mbështetur nga shtetet më të mëdha të perëndimit, por edhe prej rregullave të veprimit të miratuara nga Bashkimi Evropian, do të përpiqet që të jetë më aktiv në veri të Mitrovicës, por edhe në pjesë tjera të Kosovës. Duke mbetur te raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, "Koha ditore" sjell një intervistë me Sonja Biserkon, nga Komiteti i Helsinkit në Serbi, e cila ngriti padi ndaj Dobrica Qosiqit, për shkak se në librin e tij të fundit sulmoi shqiptarët, duke i quajtur ata fundërrinë shoqërore, politike e morale të Ballkanit. "Ne i kemi ndarë ato fjali, duke marrë parasysh se ato janë shoviniste, raciste dhe ky nuk është qëndrim i tij vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe më gjerë", ka thënë Biserko, për të shtuar se reagimet tregojnë se prokuroria është e shqetësuar për akuzat e ngritura. "Ne kemi ngritur padinë, por prokuroria po e prolongon çështjen. Për ne, me rëndësi është që përsëri të ngrihet çështja e përgjegjësisë së Dobrica Qosiqit në përgatitjen e luftës, në përgatitjen e krejt kësaj çka ka ndodhur në vitet ‘90", citon "Koha ditore" Sonja Biserkon. Tutje, Biserko, në lidhje me situatën në Kosovë, ka thënë se mënyra e raportimit të mediave serbe reflekton urrejtje dhe mosdurim. Kjo gjë, sipas saj, përkon me ideologjinë e atij që e ka paditur në prokurori. "Mediat serbe, apo shumica e mediave, janë fatkeqësisht në funksion të një ideologjie, prapa se cilës qëndron Dobrica Qosiq", thotë Biserko në intervistën dhënë "Kohës ditore". Vjedhja e dhjetëra kilogramë droge nga një stacion i policisë në Prishtinë, është një temë tjetër me të cilën merret shtypi. E përditshmja "Kosova sot" shkruan se dhjetëra kilogramë drogë, që mbaheshin pa asnjë lloj arsyeje afër komandës qendrore të Policisë së Republikës së Kosovës, tashmë janë, siç thuhet, në "duar të panjohura". Gazeta shkruan se sasia e konfiskuar e drogës është zhdukur, ndonëse ajo ndodhej në zemër të policisë. Autoritetet kosovare mund të përpiqen t'i zvogëlojnë përmasat e këtij lajmi, por ngjarja në fakt është skandaloze, konstaton "Kosova sot". "Infopress", ndërkaq, shkruan se deri pasditen e së dielës, asnjë person nuk është arrestuar në lidhje me këtë vjedhje, ndërsa, po ashtu, asnjë zyrtar i policisë nuk është pezulluar nga detyra.
Â