English

Gjykatësi dënon me shkollë një të pandehur pasi kuptoi se ishte analfabet

Madrid, 27 prill, NOA - Ai mund të quhet me të drejtë si një nga gjykatësit më të çuditshëm në botë për vendimet që jep ndaj të pandehurve në gjyqet e tij.

Spanjolli Emilio Catayud, pasi ka dënuar disa djem të cilët kishin djegur koshat e plehrave që gjatë fundjavës të punojnë me zjarrfikësit, ndërsa një një të ri tjetër që akuzohej se ngiste makinën në gjendje të dehur, të vizitonte njerëzit e paralizuar në aksidente të trafikut, së fundmi ka dhënë edhe një tjetër vendim interesant.

Pasi kishte pikasur se i pandehuri të cilin po gjykonte ishte analfabet, e ka dënuar me 6 muaj shkollë.

Gjykatësi spanjoll e ka dënuar me kthim në bankat e shkollës atë, sepse gjatë gjykimit është dëshmuar se është analfabet.

I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer. "Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi Emilio Calatayud i cili ka marrë vendimin për kursin e obliguar gjashtëmujor për shkrim-lexim. n.e/NOA

KOMENTE