Tiranë, 27 prill, NOA - Ministria e Shëndetësisë zhvilloi sot një mbledhje urgjente në të cilën mori në diskutim të gjitha problematikat dhe shqetësimin botëror mbi përhapjen e mundshme të gripit të derrit edhe në vendin tonë.
Për të parandaluar një gjë të tillë, ministria vendosi që të nisë aplikimin e masve paraprake.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik nga ana e tij deklaron se duhet bërë mjaft kujdes me higjenën nga ana e popullatës, pasi për këtë lloj virusi nuk ekziston asnjë lloj vaksine për momentin.
Duke e konsideruar këtë lloj gripi si tepër të rrezikshëm për njerëzit, ekspertja e ISHP-së, Silva Bino thekson se kjo lloj sëmundje është një kombinimi i gripit të shpendëve dhe të njeriut e thotë se ndërkohë nuk ka vaksinë për parandalimin e tij.
Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për rritjen e masave të higjenës, si masa kryesore për të parandaluar futjen e gripit të derrave në vendin tonë.
n.e/NOA