Shkodër, 27 prill, NOA - Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur nga forcat e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave pararake nga vendi i ngjarjes për agjencinë e Lajmeve NOA, sasia në fjalë është plot 140 kilogramë dhe pas hetimit të detajuar të forcave policore, është konstatuar se lënda narkotike ka qenë e tipit "kanabis sattiva".
Bëhet e ditur se ajo po transportohej drejt Malit të Zi nga dy persona, të cilët janë identifikuar tashmë nga policia.
Ata mbajnë përkatësisht emrat Kristian dhe Florian Ramaj e ishin nisur për të kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Ndërkaq, po vijojnë procedurat hetimore të policisë për të zbardhur më tej ngjarjen.
n.e/NOA