Nga Erjon Veliaj
Kemi ardhur ketu sot per tiu treguar dy Shqiperi. Shqiperine e njerezve qe punojne ne menyre te ndershme si pronaret e tokes se shkaterruar ketu qe perpiqen te ecin perpara duke punuar dhe Shqiperine e Sali Berishes e cila punon vetem duke shkaterruar.Â
Mbreme ne mesnate, qeveria Berisha goditi serish. Goditi ne erresire, ne nje dite pushimi. Mbreme eskavatore e fadroma, hodhen poshte disa tabela, e cila nuk kerkonte asgje me teper se voten e lire. Ne Amerike votimi eshte falas. Ne Europe votimi eshte falas. Ne Shqiperi votimi nuk eshte falas. Shqiptareve, e drejta e votes i taksohet nga Sali Berisha.
Kryeministri goditi mbreme serish fjalen e lire. Ai goditi te drejten e cdo shqiptari, pavaresisht nese jeton ne qytet apo ne fshat, nese eshte i pasur apo i varfer, per te votuar. Sali Berisha goditi mbreme te drejten kushtetuese te secilit prej nesh per te zgjedhur ne 28 qershor dhe kete goditje e beri ne menyre te pabese, naten.Â
Kush godet naten, eshte fajtor.
Kryeministri i vendit vendosi te shtype lirine e fjales pikerisht diten kur beri publike aplikimin e vendit tone per anetaresim ne BE. Mohimi i lirise se fjales nuk eshte nje vlere europiane.
Kete beteje kunder fjales se lire Berisha e ka filluar kete vit me mbylljen e gazets Tema , me denimin e televizioneve qe transmetuan spotin e G99 dhe tani ka filluar te intimidoje cdo kompani qe punon me G99 per ee frikesuar te gjithe njerezit e sidomos te rinjte ne kete prag fushate. Lajmi i mire sot eshte qe zoti Berisha ka frike dhe ndihet i shqetesuar nga mesazhi yne. Nese mesazhi yne do te ishte i gabuar ai skishte pse te shqetesohej dhe ta hiqte. Mesazhi yne ka qene dhe eshte i drejte.Â
Kjo eshte e njejta komapni qe ka punuar ne fushaten e zoti Berisha kur ai kandidonte me duart te pastra. Kur kjo kompani publikonte fytyren e tij zoti Berisha dergonte falenderime dhe mirenjohje nderkohe qe sot qe ato mbajne nje mesazh kunder tij ai pergjigjet duke i shkaterruar.Â
Kryeministri i Shqiperise mendon se vendosja e takses se votes eshte normale per nje vend anetar ne NATO. Por Sali Berisha ose nuk kupton vlerat e kesaj aleance, ose nuk kupton rendesine e votes se lire.
Ka disa mesime qe nxjerrim nga kjo situate. Mesimi i pare eshte qe per kedo qe kishte dyshime sesi mund te jene kater vitet e ardhshme me Sali Berishen kjo eshte pergjigja.Banoret e zonbes kur mberritem ketu me te drjete na thane qe kete shkkaterrim per ta as gerdeci nuk e kishte bere. Ajo qe harruna te thonin eshte qe ne te dyja rastet jane te njejte fajtore. te njejtet fajtore qe mundesuan ndertimin e fabrikes se vdekjes shkaterruan billboardet e G99. Ky shkaterrim ne Shënavlash ka sjelle probleme ne linjen e ujesjellesit dhe ketu ne Kashar ka prere nje kabllo te linjes telefonike duke i privuar banoret jo vetem nga te mbjellat por dhe nga sherbimet. Â
Kjo nuk eshte hera e pare qe Kryeministri yne vepron ne kete menyre. Censura e medias, presioni mbi gazetat e televizionet, shtypja e mendimit ndryshe jane karakteristika te ketij njeriu dhe te nje sistemi te cilit pas 60 diteve do i vije fundit.Â
Shqiperia, si nje vend anetar i NATOs, si nje vend qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Europian, nuk mund dhe nuk duhet te drejtohet permes metodave qe fjalen e lire dhe voten e lire nuk e respektojne, por e shtypin. Shqiptaret kerkojne te jetojne ne demokraci, ne nje vend te lire, ku gjithkush mund te shprehet lirshem e te zgjedhe lirshem. Kjo Shqiperi do te jete e secilit e prej nesh, pas 28 qershorit.