Tiranë 27 prill NOA - Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit deklaruan sot se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me gripin e derrave.
"Jemi në kontakte të vazhdueshme me OBSH, me rrjetin e rregullores ndërkombëtare sanitare, me institucionet të shëndetit publik Europiane, dhe rrjetin e monitorimit ndërkombëtare të gripit, dhe organizatën botërore të epizotive adaptimi i të dhënave është i përditshëm" bëri të ditur sot ministria e Shëndetësisë.
Sipas rekomandimeve të OBSH-së të gjitha institucionet e specializuara kanë rritur nivelin e vigjilencës në lidhje me survejancen e gripit.
"Informojmë se në vendin tonë nuk ka asnjë ndryshim të nivelit të riskut, pra nuk ka vend për panik" bëri të ditur më tej Ministria e Shëndetësisë. Shqipëria nuk inporton produkte të mishit dhe nënprodukte të tij nga Meksika.
k.k/NOA