English

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Të firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Tiranë 27 prill NOA - Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj takoi sot homologen e tij të Kosovës, Nekibe Kelmendi ku diskutuan për rritjen bashkëpunimit në fushën e administrimit dhe të funksionimit të mjekësisë ligjore, burgjeve dhe noterisë.

 "Ne jemi një shtet i ri, Ministria e Drejtësisë së Kosovës synon të funksionojë në frymën e standarteve evropiane dhe si të tillë kemi nevojë të shohim se si funksionojnë institucionet tuaja të varësisë, të njihemi me to"- tha ministrja kosovare në fjalën e saj gjatë vizitës në Tiranë, qëllimi i së cilës ashtu edhe siç deklaroi ajo ishte njohës profesional.

Delegacioni kosovar paraqiti interes për njohjen e punës në Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe kërkoi firmosjen sa më të shpejtë të një Memoradumi Bashkëpunim mes dy instituteve homologe me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e shërbimeve të ndërsjella .

Një tjetër interes dy ministritë paraqiten në fushën e noterisë publike si dhe atë të administrimit të burgjeve.

Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj u shpreh i gatshëm për të ndihmuar si ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe institucionet e saj të varësisë me eksperiencën shqiptare si dhe theksoi rëndësinë që ka ky shkëmbim për të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhënieve dy palëshe.

k.k/NOA

KOMENTE