Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë 27 prill NOA - Ndërtuesit u kërkojnë dy partive kryesore në vend të krijojnë hapësirë në programin e tyre qeverisës që në mandatin e ardhshëm të marrin fund problemet e këtij sektori.
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i ka dërguar një letër dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që në programin e tyre qeverisës për mandatin e ardhshëm ti japin fund problemeve që shqetësojnë këtë sektor.
Çështja kryesore e pazgjidhur për ndërtuesit, mbetet komunikimi me administratën publike. Sipas shoqatës, ata kërkojnë, që të kenë një partneritet me qeverinë, në mënyrë që ndryshimet ligjore më parë, të diskutohen me grupet e interesit e më pas të miratohen.
Drejtori i shoqatës së ndërtuesve Maksim Muçi u shpreh sot në një konferencë për shtyp se pagat e referencës, apo çmimet e referencës të vendosur nga qeveria janë disa nga vendimet që më shumë se kanë sjellë zhvillimin e biznesit kanë shërbyer si pengesë. "Ndaj është e nevojshme që më parë të dëgjohet zëri i shoqatave' u shpreh Muçi.    Â
Letra i është dërguar partive në një kohë që subjektet politike janë duke hartuar platformat e tyre të qeverisjes. Një tjetër problem i ndërtuesve sipas kreut të shoqatës është miratimi i planeve rregulluese të qyteteve kryesore, i cili do të hapte fronte të reja pune. Ndërkohë që ndërtuesit kërkojnë edhe përmirësim të ligjit të prokurimeve publike.Â
r.l/k.k/NOAÂ