Tiranë, 27 prill, NOA - Një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike për përdoruesit e gjimnazeve të kryeqytetit ka mundur të bjerë në duart e policisë pas ndërmarrjes së operacionit të koduar "Mesnata".
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, nga ky operacion janë vënë në pranga katër persona, të cilët u siguronin gjimnazistëve që përdornin drogë, jo vetëm dozat e saj, por edhe vendin ku mund ta merrnin atë.
Personi i cili vinte në dispozicion vilën e tij për këtë qëllim, quhet Ivi Bego dhe është arrestuar menjëherë nga policia, pasi në këtë banesë ai u kap në flagrancë së bashku me 20 të rinj që drogoheshin.
Bëhet e ditur se në kuadrin e këtij operacioni, policia ka mundur të sekuestrojë edhe
një sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
n.e/NOA
Â