English

PS, Leskaj: Kërkesa për aplikim i Berishës për në BE, sugjerimi ynë që në shtator

Tiranë 27 prill NOA - Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj ka reaguar sot për paraqitjen e kërkesës për aplikim në statusin e vendit kandidat për në BE, nga kryeministri Berisha.

"Jam këtu për një komunikim lidhur me njoftimin e djeshëm të Kryeministrit, për të paraqitur kërkesën për aplikim në statusin e vendit kandidat për në BE. Më në fund Sali Berisha ka bërë atë ç'ka ne kemi sugjeruar e kërkuar që nga muaji Shtator i vitit të kaluar. Është vonë po më mirë vonë se kurrë" u shpreh Leskaj.

"Në fakt ai bëri nëntë muaj me vonesë, atë që duhet ta kishte bërë më parë pa pritur fushatën elektorale. Ndërkohë, themelore për integrimin, janë standardet, prova e parë janë zgjedhjet, garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme si kushti i parë politik për një demokraci funksionale, si kriter i anëtarësimit në BE" shtoi më tej Leskaj.

Sipas saj qeveria duhet të ofrojë gjitha garancitë për procesin duke filluar nga dokumenti i identifikimit, kartat e identitetit dhe gjithë elementët e tjerë.

"Në emër të PS dua të garantoj se pas fitores së 28 Qershorit, Qeveria e Re e cila ka në themel të programit të saj integrimin e vendit, do marrë të gjitha masat dhe do ketë angazhimin maksimal për ta bërë vendin tonë anëtar të BE duke plotësuar ëndrrën 18 vjeçare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa" përfundoi Valentina Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE