English

Ruli: Bizneset shqiptare më shumë informacione për produktet, të mbrojnë konsumatorët

Tiranë 27 prill NOA - Bizneset shqiptare, më shumë informacione te produktet që ju ofrojnë konsumatorëve.

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli i ka bërë thirrje bizneseve shqiptare të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas tij produkteve që ju ofrohen konsumatorëve të mos u mungojnë informacionet kryesore mbi çmimin, përmbajtjen si dhe të dhënat në shqip. Në një takimi informues me operatorët ekonomik, prodhues të organizuar nga Dhoma e Tregtisë, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli gjatë fjalës së tij vuri theksin mbi rëndësinë e sensibilizimit të bizneseve me kuadrin ligjor për të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

"Ky ligj është më i avancuari në rajon" tha Ruli.

Ministri i Ekonomisë shtoi se do të vazhdojë në të gjitha qytetet fushata për sensibilizimin e biznesit shqiptar me qëllim që konsumatorët të jenë të sigurt për produktet që marrin. Sipas Rulit është e rëndësishme që konsumatorët të kenë informacione për produktet që konsumojnë.

k.k/NOA

KOMENTE