Tiranë, 27 prill NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi sot se ajo ka përfunduar hetimet ndaj Afrim Hasanit, i akuzuar për vrasjen e dy efektivave të Policisë Rrugore në qytetin e Kukësit dhe po sot, dosja shkoi në gjykatë.
Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se më datën 16 mars të vitit 2009, në qendër të fshatit Shëmri Kukës, në lokalin e shtetases Adriana (Lume) Brinja, kanë hyrë me forcë në lokalin e Zaim Brinja dhe i pandehuri Afrim Hasani, i cili menjëherë sapo ka hyrë në lokal ka thyer pa asnjë motiv një pasqyrë, dy karrige dhe gota e pjata që ndodheshin në një tavolinë të lokalit.
E zonja e lokalit ka komunikuat me efektivat e policisë, Ramadan Hila, Ajet Hila dhe Shkëlzen Dobrushi duke u kërkuar atyre ndihmë për dhunën dhe dëmtimet që Hasani, i kishte shkaktuar në lokalin e saj.
Menjëherë sapo kanë marrë dijeni në lidhje me ngjarjen, tre punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi, Ramadan Hila dhe Ajet Hila kanë dalë në aksin rrugore Kukës-Tiranë, për të bllokuar automjetin me të cilën lëvizte i pandehuri Afrim Hasani. Rreth orës 15:15, tre policët kanë parë dhe ndaluar automjetin tip "Benz Mercedes D" 240 ngjyrë e kuqe, me targë KR 3778 A ku në vendin e parë të tij ishte i ulur si pasagjer, i pandehuri Afrim Hasani.
Pas ndalimit të automjetit nga punonjësit e policisë, është konstatuar se në drejtimin e timonit të mjetit ishte shtetasi Mentor Hila, pronar i mjetit, në sediljen e parë të pasagjerit ishte i pandehuri Afrim Hasani dhe në sediljen e pasme, ishin shtetasit Genc Avdia dhe Zamir Avdia.
Pasi kanë ndaluar makinën menjëherë, punonjësit e policisë iu kanë bërë thirrje për të zbritur nga makina këtyre personave, duke i kërkuar shoferit dokumentet e mjetit. Në këto momente i pandehuri Hasani ka nisur të konfliktohet me punonjësit e policisë. Në kërkesën për gjykim, prokuroria shpjegon se efektivat kanë vënë në dijeni sallën operative.
Në lidhje me këtë ngjarje, policët Ramadan Hila, Shkëlzen Dobrusha kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të "kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë".
Pas kallëzimit i pandehuri, pasi ka siguruar një armë automatike, konkretisht automatikun tip "AK" me nr 14214879, të cilin siç deklaron dhe vetë, e kishte të fshehur jashtë banese, pasditen e datës 23 mars rreth orës 20:30 ka hyrë në lokalin e shtetasit Isa Dobrusha dhe ka qëlluar dy punonjësit e policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj me të cilët ishte konfliktuar një javë me parë.
Më poshtë gjeni kërkesën e plotë për gjykim të prokurorisë:
Prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda, Tiranë, pas përfundimit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr 24 viti 2009 ju paraqes për gjykim të pandehurin ;
1-Afrim Hasanaj i biri i Avdiut dhe i Nurijes i dt 08/11/1975 lindur e banues ne fshatin Petkaj-Shëmri  Komuna Mal-Zi të rrethit Kukës,me kombësi e shtetësi Shqiptare, arsim tetë klasë  gjëndje gjyqësore i dënuar më parë, me gjendje civile i martuar me dy fëmijë, arrestuar me datë 24.03.2009 hetuar nën masën e sigurisë "Arrest në burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale mbrojtur nga avokati Myrteza Myftari dhe Nertila Qordja.
AKUZUAR se ka kryer veprat penale të, "Vrasjes në rrethana  të tjera cilësuese", ndaj  punonjësit të policisë dhe ndaj kallëzuesit të veprës penale Shkëlzen Dobrushi, Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj punonjësit të policisë dhe ndaj kallëzuesit Ramadan Hilaj,,"Shkatërrimit të pronës"së shtetasit Mentor Hila,"Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë" Shkëlzen Dobrushi,Ramadan Hila "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" vepra penale të parashikuar përkatësisht nga nenet  79 gërma "c" dhe gërma "ç", 79 gërma "c" dhe gërma "ç",150, 236/2 dhe 278/2  te K.Penal
Nga hetimi  i ketij procedimi penal rezulton e provuar se;
Mbi bazë vendngjarje me dt 24.03.2009 Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr 24 viti 2009  në ngarkim të shtëtasit Afrim Avdi HASANI i dt 08.11.1975 lindur  në fshatin Petkaj Komuna Mal Zi Kukës e banues ne Shënmri Komuna Mal Zi Kukës i dyshuar se ka vrarë ne krye të detyrës dy punonjësit e policisë së Qarkut Kukës konkretisht shtetasit Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila duke konsumuar veprat penale  të parashikuar nga nenet 79 gërma "c" dhe "ç", 79 "c" dhe "ç" dhe  278/2 të K.Penal.
Nga rrethanat hetimore të çështjes provohet se dy punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila kanë qënë me detyrë Inspektor Policie  në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Komisarjatin e Policisë Kukës vendshërbim patrullë policie në aksin rrugor nacional Kukës Tiranë. Hetimi ka provuar se i pandehuri Afrim Hasani i dt 1975 ka qënë me banim në fshatin Petkaj Shëmri Komuna Malzi Kukës. Është provuar se i pandehuri Afrim Hasani ka qënë  i pa punë dhe që nga fundi i viti 2007 ku kishte qënë emigrant ekonomik ne Finlandë nuk kishte emigruar më  jashtë shtetit por jetonte në shtëpinë e tij në fshatin Petkaj së bashku me gruan Alketa Hasani dy vajzat 4 dhe 2 vjece nënën tij Nurije Hasanin dhe babin e tij Avdi Hasani. Gjatë përiudhës që kishte qëndruar në Shqiperi i pandehuri Hasani është proceduar nga autoritete gjyqësore të rrethit Kukes për veprën penale te "fallsifikimit të akteve të gjëndjes civile" ku dhe është dënuar  në vitin 2008 nga Gjykata e rrethit gjyqësore Kukës me 4 muaj burg. Nga provat e grumbulluara u arrit të provohej se  me dt 16.03.2009 në qëndër të fshatit Shëmri Kukës në lokalin e shtetases Adriana (Lume ) Brinja kanë hyrë me forcë shtetasit Zaim Brinja dhe i pandehuri Afrim Hasani i cili menjëherë sapo ka hyrë në lokal  ka thyer pa asnjë motiv një pasqyrë, dy karrike dhe gota e pjata që ndodheshin në një tavoline të lokalit. Pikërisht në këtë moment shtetasja Adrijana Brinja ka komunikuar me efektivat e policisë që ndodheshin në fshatin Shënmri konkretisht policët Ramadan Hila, Ajet Hila dhe Shkëlzen Dobrushi duke u kërkuar atyre ndihmë për dhunën dhe dëmtimet që Afrimi i kishte shkaktuar në lokalin e saj.
Menjëherë sapo kanë marrë dijeni në lidhje me ngjarjen tre punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi, Ramadan Hila  dhe Ajet Hila kanë dalë në aksin rrugore Kukës Tiranë për të bllokuar automjetin me të cilën lëvizte i pandehuri Afrim Hasani. Rreth orës 15 e 15 minuta, tre policët kanë parë dhe ndaluar automjetin tip Benz Mercedes D 240 ngjyre e kuqe  me targe KR 3778 A ku në vendin e parë të tij ishte i ulur si pasagjer i pandehuri Afrim Hasani. Pas ndalimit të automjetit nga punonjësit e policisë është  konstatuar se në timon te mjetit ishte shtetasi Mentor Hila pronar i mjetit, në sedilen e parë të pasagjerit ishte i pandehuri Afrim Hasani dhe në sedilen e pasme ishin shtetasit Genc Avdia dhe Zamir Avdia. Pasi kanë ndaluar makinën menjëherë punonjësit e policisë u kanë bërë thirje për të zbritur nga makina këtyre personave duke i kërkuar shoferit dokumentat e mjetit. Në këtë moment i pandehuri Afrim Hasani është konfliktuar me punonjësit e policisë vecanërisht me policin Shkëlzen Dobrusha konflikt që në fillim ka nisur me fjalë e më pas është shoqëruar me zënka deri në përdorimin e dhunës fizike në mënyre të ndërsjelltë mes policëve dhe të pandehurit Afrim.
 Pas këtij konflikti me policët i pandehuri Afrim Hasani së  bashku me shoqëruesit e tij në makinë është larguar nga vëndi ku është konfliktuar më punonjësit e policisë duke lënë në rrugë makinën  në të cilën ishte si pasagjer. Tre punonjësit e policisë menjëherë kanë njoftuar sallën e operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës ku në ndihmë të tyre kanë shkuar forca policore. Menjëherë është shoqëruar për në Polici shtetasi Mentor Hila së bashku me mjetin e tij tip Benz me targë KR 3778 A  dhe është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Zamir Avdia, Genc Avdia dhe Afri  Hasani. Pas kontrollit të banesës është bërë shoqërimi për në komisarjat i shtetasve Zamir Avdia dhe Genc Avdia  ndërsa i pandehuri Afrim Hasani nuk është bërë e mundur të gjëndej pasi i është fshehur policisë. Pikërisht në lidhje me këtë ngjarje punonjësit e policisë Ramadan Hila, Shkëlzen Dobrusha kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të "Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policies" kallëzim i cili është regjistruar nga Prokuroria e rrethit Gjyqësore Kukës si procedimi penal nr 59 viti 2009 në ngarkim të pandehurit Afrim Hasani i dyshuar se ka kryer veprat penale te parashikuar nga neni 236/2 I K.penal. Meqënësë në harkun kohore prej 4 orësh i pandehuri Hasani dyshohej se ka kryer veprat penale të "shkatërrimit të pronës" dhe Kundërshtimit më dhunë të punonjësit të policisë me dt 18.03.2009 është vendosur të bashkohej procedimi penal nr 58 (procedim I regjistruar mbi bazën e  kallëzimit të shtetases Adrijana Brinja)  me procedimin penal nr 59  ku të  dy procedimet janë hetuar si procedimi penal nr 59 për veprat penale te parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 te K.Penal në ngarkim të pandehurit Afrim HASANAJ. Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e rrethit Gjyqësorë Kukës në bazë të deklarimeve të shtëtases Adrijana Brinja ka regjistruar me dt 18.03.2009 procedimin penal nr 58 për veprën penale të Shkatërrimit të pronës vepër penale e parashikuar si krim nga neni 150 i.K.Penal në ngarkim të shtetasit Afrim Hasani.Vlen për tu përmendur se në lidhje me procedimin penal nr 58 me dt 24.03.2009 nga ana e ekspertit Mersin Halilaj  është kryer akti i ekspertimit Vlerësues nr 3 i dëmeve të shkaktuara në lokalin e shtetases Adrijana Brinja si rjedhoj e veprimeve të dhunshme të ushtruara nga i pandehuri Afrim Hasani. Nga ekspertimi Vlerues nr 3 dt 24.03.2009  është konkluduar se në lokalin e shtetases Lumturi Brinja është shkaktuar një dëm i cili kap vlerën 6240 leke të reja.Duke u nisur nga vlera e dëmit të  shkaktuar për këtë fakt kriminal i pandehuri Afrim Hasani nuk mund të akuzohej për veprën penale të shkatërrimit të pronës  pasi vlera e dëmit të shkaktuar nuk kapte minimumin e përcaktuar nga dispozita për tu akuzuar ky person për veprën penale te parashikuar nga neni 150 i K.penal (minimumi 20.000 leke te reja per subjekte private).Mbi këtë bazë më dt 04.04.2009 organi procedues ka pushuar hetimet per vepren penale te shkatërrimit të pronës së shtetases Adrijan Brinja bazuar në nenin 328/1 gërma "b" të K.Pr.Penale.
Në lidhje me rrethanat e ngjarjes oOrgani procedues arësyeton se ka qënë pikërisht  ngjarje e dt 16.03.2009 ndodhur ne qëndër të fshatit Shënmri,konflikti i krijuar me punonjësit e policisë  dhe kallëzimi i bërë nga punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj në Prokurori,motivi i vetëm  që ka shtyrë të pandehurin Afrim Hasani të kryente aktin criminal të dt 23.03.2009.
Sic deklaron vete I pandehuri  Afrim Hasani në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit të arrestuar, se me dt 18.03.2009 aji ka mësuar nga Zamir Avdia se policët Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj kanë bërë kallëzim ndaj tij për veprën penale të parashikuar nga neni 236/2 I K.Penal.Kjo ka qënë dhe arësyeja që policia ka shkuar kontroll në banesë e tij  me dt 16.03.2009, e për këtë fakt aji ka vendosur të hakmerret ndaj dy efektivave te policisë duke I  vrarë ata.
 Pasi ka siguruar një armë automatike konkretisht automatikun tip AK me nr 14214879 të cilën sic deklaron dhe vetë e kishte të fshehur jashtë banese, pasditen e dt 23.03.2009 me këtë armë I pandehuri Afrim Hasani ka qëlluar në fillim në shenjë hakmarrjeje ndaj makinës së shtetasit Mentor Hasani me te cilën lëvizte me dt 16.03.2009  duke dëmtuar makinën vecanërisht në kofën, parafrango dhe në pjesët anësorë të xhamave. Nga akti I ekspertimit Tekniko Vlerësues  dt 28.03.2009 ,bajtur nga eksperti Haxhi VISHA  ing Mekanik  përcaktohet se në automjetin  tip Benz Mercdes seria 240 D ngjyre e kuqe me targe KR 3778 A është shkaktuar një dëm që kap vlerën 29.000 lek të reja. Kjo ka qënë dhe arësyeja që organi procedues e ka akuzuar të pandehurin Afrim Hasani për veprën penale të "shkatërimit të pronës" parashikuar nga neni 150 i K.penal.
  Rreth orës  20 e 30 -21 të dt 23.03.2009  duke ditur lëvizjet e punonjësve të policisë  Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj me të cilët ishte konfliktuar një javë me parë,I pandehuri Afrim HASANI me armë automatike ka hyrë në lokalin e shtetasit Isa Dobrusha dhe ka hapur zjarr në drejtim të dy punonjësve të policisë konkretisht dy shtetasve të cilët e kishin kallëzuar  në Prokurori si autor të ngjarjes së dt 16.03.2009 duke i lënë që të dy të vdekur në vënd me plumba në kokë. Menjëherë pasi ka kryer një krim të tillë  i pandehuri  Afrim Hasani është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe ka telefonuar  të afërmit e tij për t'ju treguar ngjarjen. Kështu nga telefoni i tij celularë me nr 0683757651  telefon i regjistruar në emër të bashkëshortes së tij Alketa Hasani aji  ka telefonuar  vjerrin e tij  ( dëshmitarin Skënder Dervishi në nr e telefonit 0692427439 të cilit i ka thënë se kam vrarë dy policë ik e merr vajzën dhe amanet dy vajzat e mija pasi do të vras veten. Me pas i pandehuri ka kryer telefonatë me motrën e tij Nazmije Popa  në nr e telefonit 0684123051 të cilës i ka komunikuar të njëjtin fakt duke i thënë që "-të njoftonte vëllezërit të ruheshin nga gjakmarrja dhe amanet fëmijët". Pasi ka komunikuar dhe me bashkëshorten e tij Alketa  të cilës i ka treguar për ngjarjen i pandehuri Afrim Hasani ka fikur telefonin dhe së bashku me armën e krimit është larguar në drejtim të fundit të fshatit të tij ku ka shkuar dhe është strehuar në banesën e shtetasit Miftar Miftari e cila ka qënë një  banesë e pa banuar vënd ku është arrestuar në flagrancë me dt 24.03.2009 ora 12  së bashku me armën e krimit.
Rrethanat dhe provat e grumbulluara provojnë se i pandehuri Afrim Hasani  ngjarjen e dt 23.03.2009, vrasjen e dy punonjesve të policise së Qarkut Kukës viktimave Shkëlzen Dobrushi dhe Ramdan Hila  e ka kryer i shtyre nga fakti se dy efektivat e policisë duke qënë në krye të detyrës janë kundërshtuar me dhunë prej tij dhe për këtë motiv ata  e kanë kallezuar Afrimin në Prokurori  për veprën penale të "Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policies". Në një situatë të tillë i pandehuri Afrim ka vendosur të hakmerret dhe me gjakftohtësi kriminale ka vrarë  me arme zjarri,  dy efektivat e policisë të cilët e kishin kallëzuar këtë person për ngjarjen e dt 16.03.2009. Ky ka qënë motive real dhe i vetëm që ka shtyrë të pandehurin Afrim Hasani të kryente një ngjarje me pasoja kaq të rënda sa ishte ngjarja e dt 23.03.2008. Ndodhur përballë këtyre fakteve dhe provave me dt 27.03.2009 Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur të bashkojë procedimin penal nr 59  të Prokurorisë së rrethit Gjyqësore Kukës me procedimin penal nr 24 viti 2009 të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë dhe ta hetoj këtë procedim si procedimi penal nr 24 viti 2009
Për të provuar akuzat ndaj të pandehurit Afrim Hasani  organi procedues paraqet si burim provë deklarimet e shtetasit  Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila (viktima të sulmit kriminal të  kryer nga Afrim Hasani me dt 23.03.2009, deklarime të dhëna prej tyre me dt 16.03.2009), deklarime të shtetasit Ajet Hila, Mentor Hila dhe Genc Avdia dhënë me dt  16.03.2009, deklarimet e shtetasve Adrijana (Lumturi) Brija, Zaim Brina, Islam Tusha, Arif Rexhepi
Deklarimet e shtetasve Jetmir IMERI,Rustem DRENI, Isa DOBRUSHI,Fatmir BRIJA,Bajram COTI,Skënder DERVISHI,Durim META,Shpresa VOKA, Nazmije POPA, Nurije HASANAJ, Alketa HASANAJ,Behar META, deklarime të dhena me dt 24.03.2009.
Ne lidhje me faktet te sipercituara ju paraqesim si prova ;
·        Pr/verbal i kqyerjes së vëndit të ngjarjes  dt 23.03.2009 ora 23 e 30Â
·        Pr/verbal i kqyerjes së vëndit të ngjarjes  dt 24.03.2009 ora 07 e 30Â
·        Pr/verbal i kqyerjes se vendit të ngjarjes se lokalit të shtetases Adrijana Brinja dt 16.03.2009
·        Pr/verbal i kqyerjes së librit të planizimit të shërbimit të punopnjësve të policise Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj për dt 22 dhe 23.03.2009, shoqëruar me fotokopjen e librit të planizimit të Shërbimit të Sektorit të Qarkullimit  Rrugorë në Komisarjatin e Policisë Kukës.
·        Raport shërbimi   i kapjes së autorit të veprës penale  dt 24.03.2009
·        -Procesverbali i arrestimit në flagrancë i shtetasit Afrim Avni HASANI datë 24.03.2009 shoqëruar më procesverbalin e kontrollit personal me dt 24.03.2009
·        Vendim për bashkimin e procedimit penal nr 59 të  Prokurorisë së rrethit Gjyqësorë Kukës  me procedimin penal nr 24 viti 2009 të Prokurorisë për Krime të rënda Tiranë dt 27.03.2009
·        Pr/verbal i kqyerjes së telefonit të Skender Dervishit  dt 24.03.2009
·        Pr/verbal I kqyerjes se telefonit të Shpresa Voka  dt  24.03.2009
·        Pr/verbal I kqyerjes se telefonit të Durim Meta   dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës Shpresa Voka motra e Afrimi Hasanit  dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës Avni Hasani babait të  Afrim Hasanit dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës Nazmi POPA banesa e motrës së Afrimit dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës Rexhep Voka motra e Afrimit  dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës se Avdyl Metes ( mikut baxhanakut të Afrimit  dt 24.03.2009
·        Pr/ verbal I kontrollit të banesës Isuf Demhila  banesa e motrës së Afrimit  dt 24.03.2009
·        Pr/verbal i kqyerjes dhe marrjes se proves materjale automatikut AK Kallashnikov me nr 14214879 kapur autorit të vepres penale Afrim Hasani dt 24.03.2009
·        -Procesverbal I sekuestrimit të proves materjale armës së krimit automatikut  AK Kallashnikov me nr 14214879 se bashku me kreherin dhe 21 fisheke. dt 24.03.2009
·        Procesverbal i sekuestrimit të proves materjale 5 copë gëzhojash një predhe dhe një kemishe predhe gjetur në lokalin e shtetasit Isa Dobrusha vendi ku janë ekzekutuar 2 policet  dt 24.03.2009
·        Procesverbal I sekuestrimit të proves materjale të 5 copë gezhojash të gjetura prane lokalit të shtetasit Avdyl Meta  dt 24.03.2009
·         Pr/verbal I kqyerjes se kufomes se shtetasit Shkelzen Dobrushi dt 24.03.2009
·        Pr/verbal I kqyerjes se kufomes se shtetasit Ramadan Hila dt 24.03.2009
·        Akt ekspertimi mjeko ligjor mbi percaktimin e shkakut të vdekjes se shtetasit Shkëlzen Dobrusha
·        Akt ekspertimi mjeko ligjor mbi përcaktimin e shkakut të vdekjes se shtetasit Ramadan Hila
·        Pr/verbal sekuestrimi telefoni të Nurije Hasanit dt 24.03.2009
·        Pr/verbal I kqyerjes dhe marrjes se provave materjale gezhojave te gjetur në vendnngjarje  dt 24.03.2009
·        Pr/verbal i kqyerjes dhe marrjes se provave materjale 5 gëzhojash  te gjetura  ne vendngjarje dt 24.03.2009
·        -Vendim per kryerjen e Teknik balistik të armes se sekuestruar Afrim Hasanit
·        AKT Ekspertimi Teknik Balistik nr 2301 dt 26.03.2009 i armës AK model 56 kal 7.62 nr nr 14214879, nga ku konkludohet se arma e sekuestruar Afrim Hasanit është aram me të cilën janë vrare dy pononjesit e policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila,me dt 23.03.2009
·        Vendim per kryerjen e ekspertimit teknik të 5 copë gezhojash gjetur ne vendngjarje  ne lokalin e Isa Dobrushës dt 24.03.2009
·        AKT Ekspertimi Balistik gëzhojash  e predhe nr 2303 dt 26.03.2009 nga ku konkludohet se 5 gëzhojat e gjetura në lokalin e Isa Dobrushës ku janë vrare punonjesit e Policisë Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan Hila janë qitur nga arma e sekuestruar të pandehurit Afrim Hasani konkretisht automatiku AK model 56 kal 7.62 me nr 14214879
·        Vendim per kryerjken e ekspertimit teknik të 5 copë gezhojash gjetur në lokalin e shtetasit Avdyl Meta
·        AKT Ekspertimi Balistik gëzhojash nr 2302 dt 26.03.2009 nga ku konkludohet se 5 gëzhojat e gjetura praën automjetit Benz Mercedes me targe KR3778 A janë qitur nga arma e sekuestruar të pandehurit Afrim Hasani konkretisht automatiku AK model 56 kal 7.62 me nr 14214879
·        Vendim për kryerjen e ekspertimit teknik vlerësues të dëmit të shkaktuar ne lokalin e shtetases Ardiana Brinja dt 20.03.2009 shoqëruar me Akt ekspertimin vlerësues  nr 3 dt 24.03.2009 të ekspertimit Mersim Halilaj ku përcaktohet se vlera e dëmit të shkaktuar është 6240 leke të reja
·         Vendim për kryerjen e ekspertimit teknik vlerësues të dëmit të shkaktuar ne autoveturën tip Benz mercedes D240 ngjyre  e kuqe me targe KR 3778 A në pronësi të shtetasit Mentor Hila  dt 24.03.2009 shoqëruar me Akt ekspertimin vlerësues  dt 28.03.2009 të ekspertimit Haxhi VISHA ku përcaktohet se vlera e dëmit të shkaktuar është 29 000 lekë të reja
·        Vendim për kryerjen e përgjimit ambiental shoqëruar me Pr/verbalin e transkiptimit të përgjimit ambiental dhe vendimin e Gjykatës për vlërësim të ligjshëm të përgjimit të kryer  mes shtetasit Rustem Dreni - Jetmir Imeri  date 24.01.2009,kryer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës
·        Vendim për kryerjen e përgjimit ambiental shoqëruar me Pr/verbalin e transkiptimit të përgjimit ambiental dhe vendimin e Gjykatës për vlërësim të ligjshëm të përgjimit të kryer  mes shtetases Nurije HASANI- Alketa HASANI  date 24.01.2009,kryer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës
·        Vendim per kryerjen e përgjimit ambiental shoqëruar me Pr/verbalin e transkiptimit të përgjimit ambiental dhe vendimin e Gjykatës për vlërësim të ligjshëm të përgjimit të kryer  mes shtetasit Alekta HASANI- Nazmije POPA  date 24.01.2009,kryer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës                                    Â
·        Të dhënat analitike të nr telefonik 0683757651  sekuestruar Afrim Hasanajt ne momentin e arrestimit  për dt 17.03.2009 deri me dt 24.03.2009.
·        Vendim për bashkimin e procedimit penal nr 58 me procedimin penal nr 59 të Prokurorisë  së rrethit gjyqësorë Kukës në ngarkim të pandehurit Afrim Hasani dt 18.03.2009
·        Vendim për shpallje moskopetencës dhe kalimin e akteve  të procedimit penal nr 59 Prokurorise për Krime të Rënda tiranë  dt 25.03.2009
·        Raporti i shërbimit mbi evidentimin e aktivitetit kriminal të të pandehurit Afrim Hasani me dt 16.03.2009 nga punonjesit e policisë Ramdan Hila Ajet Hila dhe shkelzen Dobrushi dt 16.03.2009
·        2 pr/ verbale për Kallëzimin e Krimit dt 16.03.2009 bërë nga  efektivat e policisë Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha   të vrarë me dt 23.03.2009 nga i pandehuri Afrim Hasani
·        Provat materiale të bllokuara  etj.
·        Aktet e tjera të administruara në fashikullin e procedimit penal nr.07 të vitit 2009 që kanë të bëjnë me arrestin në flagrancë, masën e sigurimit, certifikatat personale, Njoftimin e akuzës,përfundimin e hetimeve dëshminë e penalitetit shpenzimet procedurale etj.
Duke i konsideruar hetimet të plota dhe akuzën të provuar, bazuar në nenet 331 & 332 të K.Pr.Penale,
K Ë R K O J
Gjykimin e procedimit penal nr. 24 të vitit 2009, në ngarkim të pandehurit Afrim Avdi HASANAJ,i akuzuar për veprat penale te  penale të
·        "Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë" Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan Hila
·        "Shkatërrimit të pronës"të shtetasit Mentor Hila,
·        "Vrasjes në rrethana  të tjera cilësuese, ndaj  punonjësit të policisë dhe ndaj kallëzuesit të veprës penale  Shkëlzen Dobrushi,
·        ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj punonjësit të policisë dhe ndaj kallëzuesit Ramadan Hilaj,
·        "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake"
Vepra penale të parashikuar nga nenet   79 gërma "c" dhe gërma "ç", 79 gërma "c" dhe gërma "ç", 150, 236/2, 278/2 te K.Penal.
FUND