English

Aksidenti i rëndë, në luftë me vdekjen shefi i Policisë Kriminale të Laçit

Laç, 28 prill NOA - Shefi i Policisë Kriminale të Komisariatit të rrethit Kurbin, Martin Dona, gjendet në spital në rrezik për jetën pas një aksidenti rrugor mbrëmjen e sotme.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19.30, kur kryepolici kriminal Martin Dona ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë tip "Ford".

Aksidenti ndodhi në rrugën që të çon në Rrëshen, pranë fshatit Rasfik. Në një moment ende të paqartë, makina ka humbur drejtimin normal dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në pjesën e shkëmbinjve të malit rrëzë aksit nacional.

Për pasojë makina pësoi dëmtime serioze duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, Martin Dona, i cili gjendej i vetëm gjatë udhëtimit.

Në gjendje të rëndë, pak minuta më vonë, ai është pikasur nga një makinë që po kalonte rrugën dhe është dërguar në spitalin e Laçit, ku mjekët thonë se gjendja e të plagosurit, mbetet ende kritike.

e.n/NOA

KOMENTE