English

Alarmi, shpërthen në Zvicër kutia e cila mbante virusin e gripit të derrave

Zyrih, 28 prill, NOA - Zvicra është përfshirë në një ngjarje të pazakontë paraditen e sotme, ku gjatë transportimit me tren, kanë shpërthyer kutitë ku mbaheshin kampionët e virusit të derrave.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ka shkaktuar panik, e kjo pasi në kohën kur në botë ka një sensibilizim të jashtëzakonshëm për grupin e derrave, kampionët e tij kanë dalë lirshëm në një tren ku kishte pasagjerë.

Të dhënat tregojnë se kutia e kampionëve të virusit të gripit të derrave ka shpërthyer në bordin e një treni duke plagosur një person, por gjithsesi autoritetet policore kanë pohuar se nuk ka vend për panik dhe se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.

Bëhet e ditur se kutia përmbante epruveta me kampionë të virusit të gripit të derrave të cilët do të studioheshin në Qendrën Kombëtare të Analizave në Gjenevë, ku shkencëtarët po kryejnë analizat për gripin te njerëzit.

Nga shpërthimi i kutisë, u lëndua një grua, si rezultat i reaksionit me akullin e përdorur për ruajtjen e kampionëve të siguruar, por gjithsesi, ekspertët konfirmuan se ky aksident nuk përbën rrezik ndaj shëndetit publik.

n.e/NOA

KOMENTE