English

"CamerataTirana", në 1 Maj një i veçantë koncert kushtuar Vikor Shirokës

Tiranë, 28 prill, NOA - Në datën 1 maj, do të zhvillohet një koncert i veçantë kushtuar Viktor Shirokës, kompozitorit dhe muzikantit të njohur nga qyteti i Shkodrës.

Nën titullin "CamerataTirana", ky koncert merr përsipër të përkujtojë artistin dhe pedagogun e madh të Shkodrës.

Biografia e tij përmban mjaft momente kulmore artistike, të cilat kanë lidhje me qytetin e tij të lindjes, por u kthyen edhe në një aureolë për botën artistike të vendit në tërësi.

Sipas të dhënave biografike, Viktor Shiroka filloi studimet në vitin 1954 në Liceun artistik të Tiranës dhe në fund të vitit 1957 vazhdoi studimet në Pragë, ku u diplomua për oboe në vitin 1961.

Me krijimin e orkestrës simfonike të RTVSH, me 1962 filloi punën si oboist solist, njëkohësisht dhe si pedagog në Konservatorin e Tiranës. Gjatë viteve 1993-2001 ishte pedagog në Akademinë e Arteve, por ai interpretuar edhe si solist e anëtar ansamblesh dhome.

Ka një repertor që përfshin periudhën që nga paraklasikët e deri në ditët tona. Ka interpretuar dhe regjistruar të gjitha veprat e kompozitorëve shqiptarë për oboe dhe në të gjitha aktivitetet kombëtare ka luajtur si oboist i parë.

Ai ka interpretuar edhe jashtë vendit si në Itali, Greqi, Turqi, Kinë etj dhe gjithmonë ka qëne  në pozicionin e pultit të pare.

Një ndër nxënësit e tij, Ali Pengili, interpreton si solist me orkestra ndër më të shquarat e botës. Shiroka është nderuar me tituj e çmime. Ndër to, dhe me titullin "Artist i Merituar".

n.e/NOA

KOMENTE