English

Çështja "Remzi Hoxha", dëshmi të tjera në gjykatë

Tiranë 28 prill NOA - Vijojnë dëshmitë në Gjykatë për dosjen "Remzi Hoxha".

Katër persona kanë dëshmuar sot në seancën gjyqësore të radhës për dosjen "Remzi Hoxha". Kanë qenë dy ish-roje të bazës së SHIK-ut Mehill Pjetri dhe Llesh Cali të cilët kanë dëshmuar të parët para trupit gjykues ku kanë treguar se kishin parë punonjës të SHIK-ut që vinin dhe largoheshin shpesh nga baza. Ata kanë vijuar në dëshminë e tyre se nuk e kishin njohur ndonjëherë Remzi Hoxhën. Më tej trupi gjykues ka dëgjuar dëshminë e nënoficerit roje të SHIK-ut të Tiranës, në vitet 1993-2006, Hysen Fino i cili se e kishin vënë në dijeni që një i ri ishte hedhur nga kati i tretë i godinës së SHIK-ut. Ndërkohë Fino pranoi se ishte takuar me Ilir Kumbaron dhe kishte dëgjuar prej tij se do të largohej nga Shqipëria. Në këtë seancë nuk u pranua nga gjykata dëshmia e Ali Kumbaros, një i afërm i Ilir Kumbaros, pasi nuk lejohet dëshmia në gjyq për persona me të cilët ka lidhje farefisnore. Remzi Hoxha, biznesmeni shqiptaro-maqedonas u zhduk 16 vjet më parë, dhe për këtë u akuzuan ish-punonjës të SHIK-ut në vitin 1995.

k.k/NOA

KOMENTE