English

Ekipi i Bayernit të Mynihut shkarkon nga detyra trajnerin Klinsman

Mynih, 28 prill, NOA - Pas dështimeve të shumta në Bundesligën gjermane, por edhe në Ligën e Kampioneve, ekipi i Bajernit të Mynihut ka vendosur që të shkarkojë nga detyra trajnerin Jurgen Klinsman.

Lojtari i njohur i ekipit të Kombëtares gjermane, duket se nuk ka patur rezultate të mira në punën e tij si trajner, gjë e cila e largoi shumë nga imazhi i tij si një sulmes i shkëlqyer.

Klubi bavarez e bëri të ditur vendimin nëpërmjet një komunikatë për shtyp, ndërsa njoftoi gjithashtu se do të jetë Jup Heinkes, i cili do të pasojë Klinsmanin deri në fund të këtij sezoni.

Heinkes ka drejtuar në të shkuarën edhe skuadra të famshme si Shalke në Gjermani apo Reali i Madridit.

Duket se një fat jo i mirë e ka ndjekur skuadrën e Bayernit kohët e fundit nën drejtimin e Klinsmanit.

Rasti më i fundit që irritoi edhe drejtuesit e klubit ka qenë ai i humbjes në fundjavë të këtij ekipi në fushën e vet kundër ekipit të Shakles me rezultatin 0:1.

n.e/NOA

KOMENTE