Prishtinë, 28 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Kosovë, për ditën e Martë, 28 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.
Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail:Â info@noa.al
Zyrtari i lartë amerikan Joe Biden, do të vizitojë Kosovën muajin e ardhshem. E përditshmja
 "Zëri" shkruan sot se Joe Biden do të arrijë në Prishtinë në periudhën ndërmjet 17 dhe 21 majit, kur ai edhe planifikon të nisë një turne diplomatik në rajon. "Zëri", duke iu referuar edhe mediave serbe, shkruan se Joe Biden do vizitojë edhe Serbinë. E përditshmja "Express", ndërkaq, vlerëson se Kosovën, që gjendet në fillet e periudhës së stabilizimit, e viziton nënpresidenti amerikan, që vlerësohet si një përkrahës i kahershëm i pavarësisë. Megjithatë, sipas gazetës, ambasada amerikane në Kosovë nuk e ka konfirmuar ardhjen e z Biden. Sipas "Express", vizita më e lartë e një përfaqësuesi amerikan në Kosovë ka qenë ajo e ish-presidentit Bill Clinton, në vitin 1999, ku edhe kishte mbajtur një fjalim në Ferizaj. Ndërsa, për Serbinë, vizita e z. Biden do të jetë me e larta që nga qëndrimi i ish-presidentit Jimmy Carter në Beograd, në vitin 1980, shkruan e përditshmja "Express".Â
Gazeta Express në numrin e sotëm po ashtu sjell një intervistë me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Micheal Giffoni. "Skemi ndryshuar" është titulli i kësaj interviste ku ambasadori Italian tregon se Italia në momenti ne fundit ka vendosur të mos jetë pjesë e procesit pavarësisë së Kosovës në GJND. Ky vendim sipas tij nuk ka të bëjë me përkrahjen e Romës për pavarësinë e Kosovës. Për mospjesëmarrjen në Gjykatë është marrë parasysh"balanci rajonal". Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës. Një shkrim tjetër në Express mund ta lexoni edhe për masat që kanë marrë institucionet përgjegjëse për parandalimin e gripit të derrave në vend.
Të gjitha të përditshmet në faqet e para kanë edhe paralajmërimin për vizitën e nënpresidentit amerikanë Xhozef Bajden që pritet në maj të vizitojë Kosovën. Kosova Sot thotë se nënpresidenti Bajden do të filloj turin diplomatik me vizitën e tij në Prishtinë për të vazhduar në vendet e rajonit. Në dhjetë vjetorin e masakrës së Mejes gazeta tjetër Infopress në ballinën e saj ka vendosur titullin " gjenocidi serb". Të përditshmet e vendit po ashtu në ballinat e tyre kanë botuar edhe shkrimet për situatën e tensionuar në Veri të Mitrovicës ku dhjetëra serb po tentojnë të parandalojnë ndërtimi ne shtëpive ne vendin Kroi i Vitakut. Dhjetëra serb tentojnë , por nuk ia dalin të pengojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. " Me plumba kundër kthimit" është titull i gazetës Lajm. Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë" shkruan Bota Sot. Flet për Epokën e Re zëvendës ministri i MTPT Adem Grabovci. " Në rrugët e Kosovës po ndodhin mrekullia". Gazeta Zëri tekst kryesor ka botuar shkrimin për zgjedhjet lokale ku sipas kësaj gazete ato do të mbahen në periudhën 18 tetor-15 nëntor të këtij viti. Plaçkitje e armatosur në Prishtinë, ku dyshohet se 50 mijë euro janë grabitur në Pro Credit Bank. Protestuesit serbë dhunshëm kundër kthimit të shqiptarëve . Sulm me granata dore mbi EULEX-in dhe KFOR-in, është titull i Koha Ditore. Incidentet e djeshme në veri të Mitrovicës, ku serbët sulmuan me granata dore EULEX-in dhe KFOR-in, trajtohen në numrat e sotëm të shtypit kosovar. E përditshmja "Koha Ditore" shkruan se protestuesit serbë po kërkojnë që me dhunë të ndalin kthimin e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, që gjendet në pjesën veriore te Mitrovicës. E përditshmja "Lajm" në ballinën e saj mban shkrimin me titullin "Me plumba kundër kthimit", ku ndër të tjera shkruan se dhjetëra serbë tentojnë, por nuk ia dalin që të pengojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri. Kurse, "Bota sot" cilëson se në Mitrovicë është një gjendje lufte. Serbët e armatosur dhunojnë të drejtat e shqiptarëve në veri, vlerëson kjo gazetë. Duke mbetur te e njëjta temë, "Kosova sot" shkruan se këto përpjekje të serbëve nuk duhet të tolerohen në pafundësi. Acarimi i situatës nga elementet kriminale, që vazhdojnë të veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, është skandaloz dhe dëshmon se kush në fakt është duke penguar paqen në këtë pjesë të Kosovës, shkruan "Kosova sot", duke shtuar se pa i bllokuar këto elemente, vështirë se do të ketë paqe afatgjate në Mitrovicë. Ndërkaq, sipas "Kohës ditore", si pasojë e krizës globale financiare, në Kosovë ka rënë shitblerja e apartamenteve, shtëpive e trojeve. Gazeta shkruan se mijëra shtëpi, banesa dhe troje kanë mbetur pa u shitur që nga viti i kaluar. Kjo, sipas "Kohës ditore", dëshmohet më së miri nga pronarët e agjencive të shitblerjes së patundshmërive, biznesi i të cilëve ka marrë një teposhtë që nga fillimi i këtij viti. Rënia e të ardhurave nga diaspora thuhet të jetë një nga shkaqet, që ky sektor po ndien efektin e krizës globale. Megjithatë, siç shkruan "Koha ditore", efekti i rënies së shitjeve nuk ka ndikuar ende në uljen e çmimeve të patundshmërive. Përkundrazi, në qendër të Prishtinës, sipas agjencive, vërehet një ngritje e çmimeve të apartamenteve, shkruan "Koha ditore".