English

Fshihnin lëndë narkotike në servis, kapen në flagrancë nga policia 3 persona

Durrës, 28 prill, NOA - Forcat policore të Durrësit kanë mundur të kapin në flagrancë tre persona, të cilët posedonin lëndë narkotike.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë 35-vjeçari Lulëzim Selimi, 33-vjeçari Gentian Shkodra dhe 27-vjeçari Fatmir Peqini, që të tre banorë të qytetit të Durrësit.

Arrestimi i tyre u bë sepse në servisin e tyre, në afërsi të Urës së Dajlanit, në lagjen nr.17 Durrës, janë kapur në flagrancë me 20.75 lëndë narkotike të llojit "Canabis Sativa", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet do t'i kalojne prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE