Izrael 28 prill NOA - Gripi i derrave mbërrin në Izrael, ku është konfirmuar dhe rasti e parë i kësaj sëmundjeje.
Një djalë i ri është paraqitur në spital me të njëjtat simptoma dhe analizat treguan se ai ishte i infektuar nga gripi i derrave.
Mësohet se djali që rezultoi me virus sapo ishte kthyer nga Meksika ku dyshohet se është infektuar.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Ynet e cila ka cituar zyrtarisht shëndetësinë, sipas të cilëve i infektuari është shtruar në spitalin Laniado në Netanja me simptomat e gripit të derrave. Sipas agjencisë së lajmeve ky është rasti i parë i përhapjes së sëmundjes së Lindjen e Mesme ndërkohë që një tjetër person i kthyer nga Meksika po mbahet i izoluar deri në përfundim të analizave.
k.k/NOA