Tiranë, 28 prill NOA - Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj 45-vjeçarit, i akuzuar për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes".
Besnik Hasa i arrestuar me 7 janar të këtij viti, akuzohet se ka çuar drejt vetëflijimit bashkëshorten e tij, Elisabeta Hasa, nënë e tre fëmijëve, me vdekjen e saj, të mbetur jetimë.
Nga hetimet e kryera prokuroria thotë se, ka rezultuar se 44-vjeçari për disa muaj me radhë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 27 vjeçare Elisabeta Hasa, pasi ishte xheloz ndaj saj.
Për këtë shkak i pandehuri konsumonte pije alkoolike si dhe e godiste viktimën, me grushte e shpulla.
Sipas hetimeve, një ditë para krimit i pandehuri ishte kthyer në banesë rreth orës 22:30, ku pasi ka darkuar me familjen është shtrirë për të fjetur.
Për shkak se nuk kishte pirë ilaçet e gjumit ai ishte ngritur dhe më pas kishte nisur të debatonte me bashkëshorten e tij.
Në debat e sipër, ai i ka dhënë litarin e djepit, duke i thënë që të varte vete veten. Sipas hetimeve 27-vjeçarja ka marrë litarin dhe më pas është varur në dritaren e dhomës së gjymit.
Besnik Hasa, lindur në Kukës dhe banues në Bathore është vënë në pranga më 8 janar nga efektivat e Komisariatit nr. 5. Ai akuzohet për veprën penale të "shkaktim të vetëvrasjes".
Çështja në ngarkim të 44-vjeçarit do të shqyrtohet nga ana e gjyqtarit Petrit Çomo.Â
e.l/NOA