Tiranë, 28 prill NOA - Tirana ose Vllaznia, njëra prej tyre, do të eliminohet nga Kupa, pas ndeshjeve të sotme.
Në "Qemal Stafa", ora 18.30, dy pretendentët për trofetë e këtij edicioni do të përballen, për të zgjidhur njërën finaliste.
"Barazimi pa gola, në Shkodër", - theksoi të Martën, kapiteni i Tiranës, Devi Muka.
"Na jep më shumë shanse që të shfrytëzojmë faktorin fushë. Megjithatë ndeshja është e hapur. Ne do të përpiqemi që të fitojmë dhe të arrijmë finalen, pasi kështu mund të fitojmë më lehtë edhe titullin kampion. Kam shumë besim tek fitorja e Tiranës," - përfundon kapiteni bardheblu.
Në Peqin do të luhet ndeshja tjetër e kupës, mes Shkumbinit dhe Flamurtarit. Në Vlorë, në takimin e parë të gjysmëfinales, Flamurtari fitoi, 1-0.
e.l/NOA