English

Kryeministria, Berisha ka diskutuar çështjen e "çamëve" me zyrtarë të Greqisë

Tiranë 28 prill NOA - Zyra e shtypit e kryeministrisë ka reaguar sot në lidhje me publikimet e medieve se kryeministri Berisha nuk diskutoi çështjen e "Çameve" me homologun e tij grek, gjatë vizitës së këtij të fundit dje në Tiranë.

"Sot dhe dje, media të kontrolluara nga Edi Rama dhe nën diktatin e tij kanë shpifur dhe trilluar lidhur me vizitën e Kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis sikur gjoja Kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave të çamëve" thuhej në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhej se Berisha e ka diskutuar këtë çështje gjatë takimeve të tij me zyrtarë të lartë të shtetit Grek.

"Kryeministri Berisha në këtë takim dhe në çdo takim me zyrtarët më të lartë të Greqisë, ka diskutuar këtë çështje në përputhje të plotë me përcaktimet e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë" deklaron me tej kryeministria.

Kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi dje Tiranën dhe gjatë takimit të tij me kryeministrin e vendit Sali Berisha deklaroi se nyja e fuqishme e lidhjes me dy vendeve ishte minoriteti grek që jeton në Shqipëri. Ndërsa Berisha deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp se me Greqinë nuk ka asnjë çështje të lënë pezull.

k.k/NOA

KOMENTE