LIRIDONA MIFTARI/ Për të gjithë emigrantët, ajo është emër i njohur i bukurisë shqiptare. Ka fituar mjaft kurora të ndryshme të organizuara në diasporë dhe para pak ditësh mori titullin "Miss Shqiptarja në Europë" që u organizua në Zvicër. Ajo është e lindur më 8.8.1991 në Zug të Zvicrës, e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Dëshira e saj e madhe është që Kosova sa më shpejtë të ecë me suksese në të gjitha fushat e jetës.
Liridona, keni marrë pjesë nëpër shumë spektakle. Cili është suksesi i parë i juaji?
- Fillimisht "Miss Kosovarja 2007" ku mora çmimin "Miss shoqëruesja e dytë". Pastaj isha e ftuar për "Miss Shqiptarja në Diasporë" ku fitova vendin e parë. Por diasporën e përfaqësova edhe në "Miss Albania 2007" ku zura vendin e dytë.
Para pak ditësh keni fituar prapë një kurorë ...
- Po, tani fitova "Miss Shqiptarja në Europë" 2009.
Pritet të merrni pjesë në një spektakël bukurie që do të organizohet në Zvicër.
- Po, më 16 maj do të marr pjesë në "Miss Qendra e Zvicrës". Në mesin e 180 kandidateve janë ftuar 30 më të bukurat dhe në mesin e këtyre, janë 12 finaliste. Aty unë pres përkrahjen nga publiku ynë shqiptar.
Cili është qëllimi juaj që po merrni pjesë në këto manifestime bukurie?
- Qëllimi im final është që në të ardhmen të marrë pjesë në "Miss Bota", "Miss Europa" apo "Miss Univers" dhe këtë shpresoj, se do të ma mundësonte edhe mjeshtri ynë i madh i fotografisë, Fadil Berisha. Kam shumë dëshirë që një ditë të takohem me z.Berisha dhe të bëj ca foto, që të më ndihmojë për një sukses që e kam në ëndërr.
Jeni duke punuar, a mund të na thoni me se merreni?
- Po, punoj, në Zug, një qytet i bukur i Zvicrës, ku jam si asistente e një stomatologu. Nuk është sekret, unë punoj me shumë dëshirë në këtë profesion dhe jam shumë e kënaqur, sepse bukuria e njeriut shikohet edhe nga dhëmbët, ku duhet t'i mirëmbajmë shumë mirë dhe të kujdesemi shumë për to, sepse me dhëmbë të shëmtuar do kemi edhe shëndet të shëmtuar, kështu mendoj unë. Zvicra, njihet si shumë e fortë me stomatologë edhe pse është paksa e shtrenjtë, por është e garantuar.
Kur ishit në Shqipëri për të konkuruar për "Miss Albania", ju kanë pritur mirë?
- Kam kaluar jashtëzakonisht mirë dhe nuk e harrojë asnjëherë, kam përfituar shumë përvojë për spektakle serioze dhe profesionale. Natyrisht, kam pasur edhe shumë intervista nga shumë media. M që jam rritur në Zvicër dhe jetoj larg atdheut, më la përshtypja e folmja atje, ishte vërtet shumë bukur, dhe ndonjëherë nuk dija të flisja si flitej andej. E nderuara, Agnesa Vuthaj përkujdesej per ne dhe nuk e harrojë kurrë ato ditë që i kalova në Shqipëri.
I frikësoheni konkurencës?
- Nuk e di për ku bëhet fjalë, nuk besoj se do të frikësohesha, pavarësisht se ku jam, apo ku konkurroj, sepse e njoh veten dhe besoj tek vetja ime, por natyrisht, nëse jam në një spektakël bukurie, i shoh vajzat tjera dhe menjëherë e shoh veten ku jam dhe e vlerësoj me unin tim, por kjo nuk do të thotë, se frikësohem, sepse është juria që e bënë vlerësimin edhe nëse gabon diku, nuk do të thotë, kjo se do të ndalem së kërkuari suksesin.
Ke dëshirë që të tjerët të të shohin, si miss apo fotomodele?
- Nuk e kam menduar asnjëherë këtë, si fotomodele apo si miss. I kam berë të dyja dhe e shoh të dyja në zemrën time, prandaj, nuk do ta përjashtoja asnjërën.
Fotot e tua, a janë prezentuar diku në ndonjë shtëpi të modës?
- Po, në Kosovë, ndërsa në Zvicër jo, nga Kosova kam pasur oferta të ndryshme për sfilata dhe fotot e mia i kanë marrë shumë fotografistë dhe afaristë.
E ke ndjerë veten jo të sigurtë ndonjëherë?
- Në "Miss Albania" po. Kur merrja pyetje nga moderatori, e kisha të rëndë që të orientohem për t'u përgjigjur. Por, prapë gjeja forcë dhe e kaloja. Jemi njerëz, normal se siguria kërkon dije, jo për të rrezikuar diçka, nuk jam për të hyrë në ndonjë punë, ku nuk kam besim tek vetja.
E dashuruar?
- Jo.
Kur do jetë koha e dashurisë?
- Interesante pyetja. Nuk e di njëherë, si të jetë e shkruar. Normal se kam oferta, por se kur nuk e dijë, kjo nuk di në kohë apo vend, dashuria normal se vjen hë për hë, e nëse e kërkon, nuk e besoj, se mundet të jetë dashuri e gjatë dhe e fortë.
Sa herë në dite të ndodhë, që djemtë ta shkelin syrin?
- Po, shumë herë. Të mos e dramatizoj, por sa herë që dal në rrugë kjo më ndodhë dhe është normale, por unë e shikoj veten.
Çka të bezdisë më shumë nga djemtë, e kam fjalën kur të shohin në rrugë, apo në ndonjë vend argëtimi dhe ata flasin...?
- Ka edhe djemtë jo të edukuar mirë, por natyrisht edhe vajza, por fjalët e këqija, banale rreth dashurisë, i përdorin djemtë që nuk janë të edukuar mirë. Duhet të sillen mirë dhe jo ashtu keq, por tek unë nuk ndodhë kjo, sepse unë i respektoj dhe i kuptoj.
Nëse do kesh mundësi, për të ndryshuar tek vetja, çka do kishe ndryshuar?
- Të isha pak më e dobët.
Po sa kg peshoni?
- Për momentin 61 kg, por ishte dimri dhe tash pranvera dhe vera dhe do kem mundësi të vijë në kg e duhur.
Ushqimi i preferuar?
- Nuk kam shumë të veçantë, por peshkun nuk e dua.
E pëlqeni kuzhinën shqiptare?
- Po, patjetër, sidomos pitja është e mirë, e kur e gatuan nëna ime, e cila gatuan shumë mirë.
Ku e sheh të ardhmen tënde, një nënë, me këto kurora të bukurisë që i ka, apo një vajzë që do vazhdojë për të pasur sukses në botën e modës?
- Po, kjo e dyta është kryesore.
Si e sheh princin e ëndrrave tua, shacin e diasporës apo të Kosovës?
- Haaaaa. Interesante pyetja sinqerisht. Nuk e di, nuk mundem të përjashtojë asnjërën.
Si do duket ai?
- Të jetë i gjatë dhe zeshkan, të jetë i edukuar mirë me sjellje të mira, të jetë një tip që më përkrah për të ardhmen time, pra të mos ketë zili, që të përfundojë karriera ime.
E pëlqen të dashurin që të ketë shumë lekë?
- Kjo nuk është më e rëndësishmja për mua.
Po me prindërit si kaloni?
- Shumë mirë, i falënderoj nga zemra dhe më përkrahin shumë, sidomos në Shqipëri dhe kanë qenë çaste të paharruara.
NOA-INA