English

Një rus 39-vjeçar pi 8 shishe vodkë, por arrin që t'i mbijetojë vdekjes

Moskë, 28 prill, NOA - Një rus 39-vjeçar ka arritur të pijë tetë shishe vodkë dhe të mbetet gjallë pas tyre.

Kur mjekët e kanë marrë për të analizuar gjendjen në të cilën ndodhej pas pijes së rëndë, janë shtangur kur kanë konstatuar se Pavel Kondratjev, ka pasur në gjak një sasi alkooli dyfish më të madhe sesa ajo vdekjeprurëse.

Të dehurin dhe të pavetëdijshmin Pavel e ka gjetur policia të shtrirë në rrugët e qytetit Jekaterinburg.

Mjekët fillimisht kanë menduar se mashkulli ishte pa vetëdije për shkak të goditjes në kokë, por më vonë kanë konstatuar se rusi ka pirë më shumë vodkë sesa që i është dashur. "Kur ia kemi marr gjakun dhe i kemi bërë testin e alkoolit, kemi mbetur pa fjalë", ka thënë mjeku Stanislav Chursin. Mjekët supozojnë se Paveli ka mbijetuar për shkak të trupit të tij, është dy metra i gjatë dhe ka mbi 100 kilogramë peshë. Aktualisht është në spital, ku po rehabilitohet "prej një nate të fortë". Ende nuk ka arritur t'i kujtohet se ku dhe me kë kishte pirë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE