Athinë, 28 prill, NOA - Presidenti grek, Karolos Papulias deklaroi se "IRJM së pari duhet të zgjidhë kontestin e emrit me Athinën, ndërsa më pas ti bashkangjitet organizatave ndërkombëtare.
Presidenti grek, Karolos Papulas këto komente i bëri pas takimit të zhvilluar me homologun e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Nebojsha Radmanovic, njofton radioja greke "Siti".
Papulas ka shtuar se Greqia mbështet perspektivat evroatlantike të të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor. Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka paralajmëruar se ndër vizitat e para do të jetë edhe ajo me homologun grek, Papulas, për të kontribuar për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.
NOA-INA