Uashington, 28 prill, NOA - "Jemi mahnitur, unë dhe presidenti Bush, nga pritja madhështore që na bëri populli shqiptarë. Asnjëherë, në jetën time nuk kam parë kaq shumë njerëz të shprehin gëzimin e tyre për presidentin e SHBA-ve", theksoi ish- zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino.
"Ju, - tha ajo, - jo vetëm që i treguat botës se jeni populli më pro Amerikan në botë, por keni bërë për vete edhe SHBA-të e popullin amerikan. Ju keni forcuar edhe më shumë lidhjet, keni forcuar miqësinë me SHBA-ës. Një rrugë në Tiranë, e mori emrin "Rruga Presidenti George W. Bush", tha Perino në konventën e republikanëve të rajonit Westchester dhe New York-ut.
Kjo konvente republikane, u shfrytëzua për të nderuar me këtë rast ish kongresmenin republikan të Nju Jork-ut, Joseph J. DioGuardi - Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, për rolin e tij si kongresmen në dy mandate.
NOA-INA
Â