English

PS, Ruçi në Fier: Programi i ri i PS i jep zgjidhje çështjes së pronësisë mbi tokën

Fier 28 prill NOA - Â Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi ka qenë sot në fshatin Gorishovë të qarkut Fier ku u ka treguar banorëve premtimet e pa mbajtura të mazhorancës.

"Mbi 40 % e territorit të vendit, ku jo vetëm mjeku që nuk ekziston, por as emri i infermieres. Në 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të mbulohet me shërbimin shëndetësor, me mjekun dhe infermierin, si dhe çdo komunë me qendër urgjence.Â

Për sa i takon rrugës, unë brenda kësaj jave e kam bërë dy herë, kurse ju përditë" u shpreh para banorëve të Gorishovës, Ruçi.

Ruçi ka prezantuar në Gorishovë dhe programin e ri të PS, duke u ndalur tek dhënia e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve për të bërë të mundur zhvillimin rural.

"Në 4-vjeçarin e ardhshëm, Partia Socialiste do t'i jap zgjidhje një herë e përgjithmonë çështjes së pronësisë për tokën. Sot janë 11 ligje që vijnë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Sot fermerët e kanë tokën, por ende nuk kanë certifikatën e pronësisë së saj. Ja pse PS do t'i kushtoj në radhë të parë vëmendje vendimtare çështjes së tokës, me qëllim që kushdo ta ndiej veten një herë e përgjithmonë zot në tokën e tij" shtoi me tej Ruçi.

k.k/NOA

KOMENTE