Fier, 28 prill NOA Update - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS Gramoz Ruçi, ka qenë sot në fshatin Gorishovë të qarkut Fier.
Gjatë takimit me banorët në këtë fshat Ruci është ndalur në ato që i cilësoi premtime të pambajtura të kësaj mazhorance, "siç është dhe aksi rrugor, që do t'i mundësonte këtyre banorëve nxjerrjen e prodhimeve në treg".
"Mbi 40 % e territorit të vendit, ku jo vetëm mjeku që nuk ekziston, por as emri i infermieres", - tha Ruçi.
Kurse premtoi se në 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të mbulohet me shërbimin shëndetësor, me mjekun dhe infermierin, si dhe çdo komunë me qendër urgjence.Â
"Për sa i takon rrugës, unë brenda kësaj jave e kam bërë dy herë, kurse ju përditë. Do pyesja këta politikanët e mazhorancës, dhe pikërisht Lulëzim Bashën që flet për investime të kësaj mazhorance në çdo komunë: A e di ku bie Cakrani? Sa banorë ka? Se si është infrastruktura në Cakran? Por s'ka se si e di, sepse para 4 vjetësh, ne i lamë në tryezën e Parlamentit një projekt të përfunduar me 3.5 mln euro nga një kompani franceze. Ne i lamë thjesht një marrëveshje për ratifikim në Parlament për 2 minuta, me 70 mln euro të dhëna nga BERZH për autostradën Levan- Tepelenë, që do të kalonte në Cakran dhe Gorishovë, dhe toka që keni sot, do të merrte vlerë tjetër", - ishte fjala e Ruçit mbi argumentin e rrugës.
Ruci ka prezantuar në Gorishovë dhe programin e ri të PS, duke u ndalur tek dhënia e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve për të bërë të mundur zhvillimin rural:
"Në 4-vjeçarin e ardhshëm, Partia Socialiste do t'i jap zgjidhje një herë e përgjithmonë çështjes së pronësisë për tokën. Sot janë 11 ligje që vijnë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Sot fermerët e kanë tokën, por ende nuk kanë certifikatën e pronësisë së saj. Ja pse PS do t'i kushtoj në radhë të parë vëmendje vendimtare çështjes së tokës, me qëllim që kushdo ta ndiej veten një herë e përgjithmonë zot në tokën e tij", - theksoi Ruçi.
Ai premtoi se PS do t'i japë një herë e përgjithmonë zgjidhje çështjeve të bujqësisë duke ngritur një ministri, jo si e sotmja e bujqësisë, por duke i gërshetuar çështjet mes pushtetit qendror dhe ministrisë së zhvillimit rural, me pushtetin lokal, për t'i dhënë zgjidhje një herë e përgjithmonë, çështjes së ujitjes së tokës, farërave dhe të gjithë inputeve bujqësore. e.l/NOA